LAJMI I FUNDIT:

Trump: Provokimet ruse bëhen për shkak se nuk shihet përmirësim i raporteve

Trump: Provokimet ruse bëhen për shkak se nuk shihet përmirësim i raporteve

Presidenti amerikan, Donal Trump, tha se duket se Rusia po ndërmerr hapa provokues, siç është lundrimi i anijeve të spiunimit afër bregdetit lindor amerikan, për shkak se Moska ka konkluduar se së shpejti nuk do të ndodhë përmirësim i raporteve.

Mëtutje, në një konferencë të gjatë për gazetarë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, e cila shpeshherë fokusohej në Rusinë, Trump tha se nuk mendon se Rusia po e teston atë duke e dërguar anijen vëzhguese, pastaj me vendosjen aktuale të sistemit të ri balistik raketor dhe me fluturimet e afërta ndaj anijes ushtarake amerikane në Detin e Zi, javën e kaluar nga ana e aeroplanëve luftarakë rusë.


Ai theksoi se këto provokime potenciale janë pasojë e shpresave të thyera të presidenti rus, Vladimir Putin, se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të përmirësoheshin nën presidencën e tij.

“Të gjitha këto gjëra aktuale janë bërë pasi me gjasë Putin ka supozuar se ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë marrëveshje me mua, pasi nuk është gjë e popullarizuar për mua që të bëjë marrëveshje”, tha Donald Trump. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori