LAJMI I FUNDIT:

Trump për Merkel: Ajo është një grua e jashtëzakonshme

Trump për Merkel: Ajo është një grua e jashtëzakonshme

Urime, puthje, shtrëngim duarsh – presidenti amerikan Donald Trump me gjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë.

Por temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme“, tha Trump “dhe është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë”.


Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkel e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trump dhe Merkel u tërhoqën për bisedime kokë më kokë.

Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë.

Në axhendë qëndrojnë tema që kanë cenuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike.

Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun.

Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trump do ta zgjasë më 12 maj.

Me gjithë miqësinë gjermano-amerikane, temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie.

Për Merkelin kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së.

Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie “të gjithë kundër të gjithëve” ku ka humbës ose fitues. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Turqia
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Evropa
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Evropa
BE-ja është e gatshme për “negociatat e ashpra” me Trumpin, thotë Von der Leyen mes frikës për tarifat

BE-ja është e gatshme për “negociatat e ashpra” me Trumpin, thotë Von der Leyen mes frikës për tarifat

Evropa
Kaos në sallën e gjyqit, familjarët e gruas së vrarë sulmojnë të dyshuarin gjatë seancës dëgjimore në New Mexico

Kaos në sallën e gjyqit, familjarët e gruas së vrarë sulmojnë të dyshuarin gjatë seancës dëgjimore në New Mexico

Amerika
Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump

Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump "shkaktoi kaos në botën e ndihmave"

Amerika
Kalo në kategori