LAJMI I FUNDIT:

Trump nuk e sheh të arsyeshme që vendet e NATO-s të luftojnë edhe për Malin e Zi (Video)

Trump nuk e sheh të arsyeshme që vendet e NATO-s të luftojnë edhe për Malin e Zi (Video)

Presidenti Donald Trump dje (17 korrik) duket se ka vënë në dyshim detyrimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

Në fund të turneut të tij evropian, i cili përfshinte një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki, Finlandë, një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar dhe samitin më të fundit të NATO-s në Bruksel, Trump ka folur për Fox News, duke u shfaqur i lëkundur nëse SHBA-të do të “angazhoheshin” për mbrojtjen e të gjithë aleatëve të NATO-s.

Sipas asaj që shkruan “Euractiv”, ai gjithashtu sugjeroi që nëse SHBA do të angazhohej në shpëtimin e një vendi të vogël, rezultati do të ishte Lufta e III Botërore.


Ndryshe Neni 5 i Traktatit të Atlantikut kërkon që të gjithë anëtarët të ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve anëtare, nëse ndonjëri prej tyre do të sulmohej.

Po sipas këtij mediumi, ka qenë pikërisht gazetari i Fox News, Tucker Carlson që e ka pyetur Trumpin: “Cili është qëllimi i NATO-s tani?”

Në këtë drejtim Trump ka folur përsëri për mënyrën se si vendet duhet të paguajnë dhe tha: “Nuk është një fakt i ri. Kjo është diçka që njerëzit e kanë ditur për një kohë të gjatë”.

Dhe në një moment, Carlson e paraqiti një pyetje tjetër tek Presidenti:

“Anëtarësimi në NATO detyron anëtarët të mbrojnë ndonjë anëtar tjetër që është sulmuar. Pra, le të themi se Mali i Zi, i cili u bashkua vitin e kaluar, është sulmuar. Pse duhet që djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë nga sulmi?”.

Trump ra dakord, duke thënë: “Unë e kuptoj atë që po thua, unë kam bërë të njëjtën pyetje. Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë. Ata janë njerëz shumë agresivë, mund të bëhen agresivë, dhe urime, ju gjendeni pranë Luftës së Tretë Botërore. Por kjo është mënyra si u krijua (NATO)”.

Kujtojmë se Mali i Zi u bë anëtari i 29-të i NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimeve nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori