LAJMI I FUNDIT:

Trump mund të dëbojë diplomatët rusë

Trump mund të dëbojë diplomatët rusë
WASHINGTON, DC - MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të jetë në prag të marrjes së vendimit për të dëbuar të paktën 20 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj helmimit të ish-spiunit rus në Britani, kanë raportuar mediat.

CNN dhe Reuters kanë thënë se vendimi mund të merret më 26 mars dhe se ky vendim me gjasë mund të varet nga lëvizjet e aleatëve evropianë, në përgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në qytetin Salisbury të Britanisë.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripa dhe vajza e tij Yulia, ishin gjetur pa ndjenja më 4 mars dhe vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.


Zyrtarët britanikë thonë se “ka gjasa të mëdha” që Moska qëndron pas këtij sulmi, qëndrim të cilin e ka shprehur edhe Bashkimi Evropian.

Londra ka dëbuar 23 diplomatë rusë në përgjigje të helmimit. Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe është kundërpërgjigjur duke dëbuar 23 diplomatë britanikë nga Rusia.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah ka thënë se Uashingtoni po e konsideron mundësinë e dëbimit të diplomatëve, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Mbretërisë së Bashkuara në dënimin e veprimeve të Rusisë. Presidenti gjithmonë e konsideron mundësinë për të mbajtur përgjegjëse Rusinë për veprimet keqdashëse”, ka thënë ai.

Agjencitë e lajmeve kanë cituar më 20 mars një burim në Departamentin amerikan të Shtetit të ketë thënë se Këshilli për Siguri Kombëtare i Trumpit i ka dhënë presidentit një sërë masash që mund të marrë kundrejt Rusisë. Mediat kanë raportuar se Moska pritet që të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë, nëse SHBA-ja dëbon diplomatët.

Çdo lëvizje e SHBA-së do të ishte në kundërthënie të dëshirës së shprehur të Trumpit për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Javën e kaluar, Trump kishte telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin për t’i uruar fitoren në zgjedhje, por gjatë kësaj bisede ai nuk kishte përmendur helmimin në Britani. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Evropa
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Evropa
Trump paralajmëron se

Trump paralajmëron se "nuk ka garanci" armëpushimi në Gazë ndërsa Netanyahu po qëndron në Washington për bisedime

Azia
Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump

Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump "shkaktoi kaos në botën e ndihmave"

Amerika
Të shtëna armësh në një shkollë në Suedi, raportohet për pesë të lënduar - në mesin e tyre një polic

Të shtëna armësh në një shkollë në Suedi, raportohet për pesë të lënduar - në mesin e tyre një polic

Evropa
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse

Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse

Amerika
Kalo në kategori