Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se do të mbajë të martën në mbrëmje një fjalim drejtuar vendit, ku do të flasë për “krizën humanitare dhe të sigurisë kombëtare” që po përjeton vendi në kufirin prej 3 mijë e 200 kilometrash mes SHBA dhe Meksikës.
Trump të enjten ka në plan të vizitojë kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, ku pritet të theksojë kërkesën e tij për murin kufitar. Demokratët, të cilët tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë në plan ta shtojnë presionin ndaj Presidentit Trump dhe ligjvënësve republikanë për rihapjen e qeverisë.
Trump thotë se janë të nevojshme për sigurinë kufitare më tepër se 5 miliardë dollarët që ai kërkon. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha të hënën përmes një tweet-i, se Presidenti Trump do ta shfrytëzojë vizitën e së premtes “për t’u takuar me ata që janë në frontin e parë të sigurisë kombëtare dhe të krizës humanitare”.
Ndërsa qeveria vazhdon të jetë pjesërisht e mbyllur, prej 17 ditësh, qindra mijëra punonjës federalë punojnë pa u paguar. Mbyllja e qeverisë ka prekur drejtpërdrejt jetën e amerikanëve të thjeshtë.
Trump ka ofruar ndërtimin e murit me Meksikën, jo më me beton, por me shufra çeliku, duke e cilësuar këtë veprim si një lëshim që ai i bën demokratëve, që janë kundër ndërtimit të murit.
“Ata nuk duan beton, atëherë ne u ofrojmë një barrierë prej çeliku”, tha Trump.
Por demokratët e kanë bërë të qartë, se ata e shohin ndërtimin e murit si një veprim të pamoralshëm dhe të paefektshëm dhe se preferojnë mënyra të tjera për të shtuar sigurinë kufitare.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shumë operacione të qeverisë federale vazhdojnë të jenë të mbyllura ose punojnë me personel të reduktuar. Në Uashington, nuk duket asnjë shenjë se do të ketë një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes. As Presidenti Trump dhe as demokratët nuk lëshojnë pe.
“Nëse nuk gjejmë një zgjidhje, kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëshim”, tha Trump.
“Nuk do të bëjmë mur. Kushdo që ka ndonjë dyshim për këtë, ne nuk do të bëjmë mur” tha Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.
Presidenti Trump këmbëngul se mbyllja do të vazhdojë derisa demokratët të ndryshojnë mendim.
“Ne duhet të ndërtojmë një mur ose një pengesë. Pengesa ose muri mund të jenë prej çeliku në vend të betonit nëse kjo ndihmon… Është për sigurinë e vendit tonë. Bëhet fjalë për ndalimin e trafikantëve, të drogave. Pra, duhet të kemi një mur. Nuk kemi zgjedhje tjetër”, tha Trump.
Mesazhi i demokratëve ndaj Presidentit është – mos prisni gjë nga ne.
“Muri midis vendeve është diçka e pamoralshme. Është një mënyrë e vjetër e të menduarit. Nuk është as efiçente si shpenzim”.
Javën e kaluar, demokratët përdorën shumicën e tyre të re në Dhomën e Përfaqësuesve për të kaluar një projekt-ligj shpenzimesh që parashikonte rihapjen e qeverisë dhe financimin përkohësisht të sigurisë së kufirit, por jo një mur. Republikanët, të cilët kanë shumicën në Senat, refuzuan të votonin. Takimet e përsëritura midis udhëheqësve të kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë zhbllokuar gjendjen.
“Ne duam të kthehemi në punë. Kemi fatura për të paguar”, tha Marilyn Carrothers, punonjëse federale.
Qindra mijëra punonjës të qeverisë po qëndrojnë në shtëpi ose punojnë pa pagesë. Disa kanë filluar të protestojnë.
“Deri tani kemi pasur paratë e kursyera, por nëse kjo vazhdon, kursimet do të mbarojnë”, tha Marilyn Carrothers.
Presidenti Trump tha se punonjësit federalë do t’i përshtaten situatës.
“Shumë nga ata njerëz që nuk po marrin pagë pajtohen 100 për qind me atë që po bëj”, tha ai.
Anketat tregojnë se amerikanë fajësojnë më tepër presidentin sesa demokratët për mbylljen e qeverisë. Shumica e tyre thonë se nuk e mbështesin financimin e murit kufitar.
Ndërkaq, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se po përgatisin projektligje për financimin e buxheteve të secilës agjenci qeveritare veç e veç. Përparësi kryesore janë Departamenti i Thesarit dhe Agjencia e Mbledhjes së Taksave. /VOA /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin