LAJMI I FUNDIT:

Trump humb betejën me Gjykatën e Apelit

Trump humb betejën me Gjykatën e Apelit

Donald Trump e humbi betejën me Gjykatën e Apelit në San Fransisko për rivendosjen e kufizimit të udhëtimeve.

Ajo vendosi të mos e bllokojë vendimin e gjykatës së një shkalle më të ulët që rrëzonte dekretin polemizues të presidentit të ri për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve nga 7 vende të konsideruara si potencial terrorizmi.

Republikani u përgjigj i zemëruar me një mesazh në Twitter ku deklaronte se siguria kombëtare është në rrezik dhe se do të ketë një sfidë të mëtejshme ligjore.


Por, tre gjykatësit që shqyrtuan çështjen e mbrojtën vendimin e tyre unanim me argumentin se qeveria nuk e kishte provuar dot në sallën e gjyqit që kërcënimi terrorist e justifikon ripërtëritjen e dekretit.

Kjo do të thotë se shtetasit nga Iraku, Irani, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të cilët janë të pajisur me vizë amerikane, do të mund të hyjnë lirisht në SHBA.

E njëjta gjë vlen edhe për refugjatët nga e gjithë bota, të cilët urdhri ekzekutiv i Trumpit i bllokonte po ashtu.

Çështja me shumë gjasë do të përfundojë tani në Gjykatën Supreme, organizimi më i lartë i këtij lloji në vend.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori