LAJMI I FUNDIT:

Trump falënderon Kim Jong-un për eshtrat e ushtarëve amerikanë

Trump falënderon Kim Jong-un për eshtrat e ushtarëve amerikanë

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi të enjten nëpërmjet një postimi në twitter udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një ditë pas mbërritjes në SHBA të eshtrave që mendohet se mund të jenë të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës koreane.

Postimin e tij drejtuar udhëheqësit të Phenianit, zoti Trump e përfundonte duke thënë se “mezi priste të shihej me të së shpejti”, ndoshta duke shprehur interes për një tjetër takim.

Në Singapor gjatë takimit të tyre historik, udhëheqësi i Phenianit ra dakord “të realizonte çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean”, por dokumenti i nënshkruar nga dy udhëheqësit nuk përmbante hollësi se si dhe kur do të ndodhte kjo.


Javën e kaluar sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se Koreja e Veriut po prodhon ende lëndë djegëse për armë bërthamore, pavarësisht premtimeve për të hequr dorë nga programi i saj bërthamor.

Edhe gazeta Washington Post raportonte se agjencitë amerikane të zbulimit kanë të dhëna, nëpërmjet fotografish satelitore, se Koreja e Veriut po ndërton raketa të reja në një impiant të madh kërkimor në Sanumdong. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori