Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha sot (hënë) në një konferencë për shtyp se presidenti Donald Trump kishte pranuar një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Sanders tha se Trump ka marrë një letër “shumë pozitive” nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, ku ky i fundit i ka kërkuar një takim të dytë bilateral.
Ajo tha se përgatitjet për një takim të dytë mes presidentëve tashmë kanë filluar.
“Qëllimi kryesor i letrës ishte që të caktonim një takim tjetër bilateral. Ne jemi të hapur dhe tashmë kemi filluar të organizojmë një takim të tillë”.
Shtëpia e Bardhë tha se letra e Kim Jong Un dha mesazhin se “Peniani është i përkushtuar për të denuklearizuar gadishullin Korean”.
Sanders shtoi se letra ishte “dëshmi e mëtejshme e progresit” në marrëdhëniet e Uashingtonit me Phenianin, përcjell Telegrafi.
Trump dhe Kim mbajtën një samit historik në Singapor në qershor të këtij viti që ndikoi në kufizimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.
“Ne mendojmë se është e rëndësishme të përparojmë më tej në këtë çështje (frenimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut) dhe ne jemi të kënaqur që po bëjmë përparim”, tha Sanders, duke shtuar se Trump meriton merita që arriti të bind Kim Jon Un të ulet në tavolinë.
“Në fund të ditës, në fund të fundit, gjithmonë do të jetë më mirë kur ju mund t’i ulni të dy udhëheqësit në tavolinë”, shtoi ajo.
Shtëpia e Bardhë ka theksuar se në muajt e fundit janë bërë një varg arritjesh në raport me Korenë e Veriut – lirimi i pengjeve amerikane, frenimi i testeve raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut dhe një paradë ushtarake e kohëve të fundit e mbajtur nga Pheniani, ku shteti komunist nuk i shfaqi raketat interkontinentale.
Sanders u pyet nëse takimi i ardhshëm i Trump-Kim do të zhvillohet në Uashington, por ajo e kundërshtoi këtë tezë duke thënë: “Ne do t’ju njoftojmë kur të kemi detaje të mëtejshme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa