LAJMI I FUNDIT:

Trump dhe Erdogan kanë biseduar me telefon për luftën kundër terrorizmit

Trump dhe Erdogan kanë biseduar me telefon për luftën kundër terrorizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefi i shtetit turk, Rexhep Tayip Erdogan në bisedën e parë telefonike biseduan për angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Trump ka theksuar se SHBA-ja e mbështet Turqinë si partner dhe aleat strategjik të NATO-s.

Presidenti i SHBA-së e ka përshëndetur rolin e Turqisë në luftën kundër Shtetit Islamik.


Paraprakisht edhe zyra e Erdoganit kumtoi për bisedën telefonike midis dy liderëve, por nuk dha detaje për përmbajtjen e saj.

Gazeta “Dayli sabah” ka theksuar se biseda ka zgjatur 45 minuta dhe ka kaluar në atmosferë pozitive.

Gjatë qeverisjes së Barack Obamës, marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së janë tendosur, ndërsa Ankaraja shfaqi brengosje nga refuzimi i SHBA-së për ta ekstraduar predikuesin mysliman Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, ndërsa të cilin autoritetet turke e akuzojnë se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Përveç kësaj Turqia ishte e mllefosur nga fakti se SHBA-ja i mbështet forcat siriane kurde, të cilat luftojnë kundër ISIS-it. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori