LAJMI I FUNDIT:

Trump bindet nga Kardashian, fal të dënuarën për drogë (Foto/Video)

Trump bindet nga Kardashian, fal të dënuarën për drogë (Foto/Video)

Ndërhyrja e yllit Kim Kardashian, i ndryshoi jetën Alice Marie Johnson, çështjen e së cilës, 36-vjeçarja vendosi ta merrte nën mbrojtje duke u takuar për këtë qëllim edhe me presidentin Donald Trump.

Takimi, ndoshta edhe për shkak të mediatizimit të jashtëzakonshëm që pati prej përfshirjes së njërës prej femrave më të pasura, të bukura e më ndikuesen e momentit në rrjetet sociale, ishte i efektshëm.

Trump ka vendosur t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Johnson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.


Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Johnson kishte qenë një e burgosur model dhe kishte punuar shumë fort për rehabilitimin e saj. E mbytur nga emocionet, Alice, të cilës lajmin e mirë Kim zgjodhi t’ia jepte personalisht, tha se ndihej sikur ishte të ishte rikthyer nga vdekja për të jetuar sërish. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Amerika
Kalo në kategori