Bora ditët të fundit në Kosovë ka mbuluar vendin ndërsa rrugët janë bërë edhe më të rrezikshme për shkak të akullit. Si rrjedhojë gjithnjë e më shumë në Spitalin Amerikan po shtohen rastet e pacientëve që kanë nevojë për përkujdesje dhe ndërhyrjen e specialistëve për shkak të lëndimeve që marrin kur rrëzohen.
“Atëhere për sa i përket klimës së ftohtë që po kalojmë, mund të them se këto dy apo tre javët e fundit gjatë rënies së dëborës dhe ngricave janë shtuar rastet e të lënduarve, kryesisht fëmijë dhe moshat rreth 60 vjec, të cilët janë paraqitur me trauma të ndryshme. Kjo është një situatë pothuajse normale për kohën që po kalojmë, ndaj këshilla më e mirë është që të evitojmë lëvizjet e panevojshme për të zvogëluar edhe mundësitë për lëndime” – tha Dr. Florin Ramadani, Kirurg Ortoped në Spitalin Amerikan.
Në fakt bora dhe ngrica janë faktorët kryesor për trauma ortopedike gjatë sezonit të dimrit dhe është e rëndësishme që të jeni të vëmendshëm kur ecni apo edhe kur vozisni veturën.
Trauma ortopedike mbulon spektrin e frakturave, të cilët mund të jenë të thjeshta, të izoluara apo edhe të rrezikshme për shkak të aksidenteve apo incidenteve që mund të na ndodhin gjatë ditëve me ngrica.
Si mund ti shmangim rrëzimet nga ngricat përmes disa teknikave?
“Fillimisht është shumë e rëndësishme që këpucët tuaja të jenë prej gome. Mbajta e këpucëve me taka nga gratë shton rrezikun duke favorizuar rrëshqitjet. Mënyra se si ecim në një sipërfaqe me akull luan një rol të veçantë. Ajo që këshillohet është e thjeshtë, imitoni pinguinët. Pra hapi juaj të jetë sa gjerësia e legenit. Teknika e të ecurit prej pinguini kërkon që peshën e trupit tuaj ta përqendroni në këmbën që hidhni përpara. Ndodh që ju të rrëzoheni, nëse pesha e trupit tuaj përqëndrohet, ashtu si rëndom kur ecim normalisht, në mes të këmbëve tona. Këshillohet po ashtu që trupi të jetë i lirë, pa pesha”
Trauma ortopedike është një degë e kirurgjisë ortopedike e specializuar në problemet që lidhen me eshtrat, nyjet, dhe indet e buta (muskujt, ligamentet etj). Qëllimi kryesor i kësaj zone të specializuar në ortopedi është shërimi i kockave, si dhe rivendosjen e shtrirjes anatomike të sipërfaqeve të përbashkëta për të lejuar shërimin dhe rikthimin funksion të pjesës së dëmtuar të trupit.
Mjekët tanë ortopedë kanë një përvojë shumë të gjatë në rindërtimin e thyerjeve dhe shumë ndërhyrjeve të tjera ortopedike si dhe përdorin teknikat më të avancuara në kirurgji, përfshirë kirurgjinë minimalisht invazive dhe fiksimit të përparuar të jashtëm.
Në Spitalin Amerikan ju do të gjeni të gjithë përkujdesjen e duhur dhe ndërhyrjen e menjëhershme 24h/7 ditë.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania