LAJMI I FUNDIT:

Tropojë, eksploziv makinës së kryeplakut të fshatit Markaj

Tropojë, eksploziv makinës së kryeplakut të fshatit Markaj

Makina e kryeplakut të fshatit Markaj të komunës Lekbibaj në Tropojë shpërtheu me eksploziv paraditen e së mërkurës.

Makina e kryeplakut të fshatit Markaj Lulash Marku shpërtheu, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Makina tip kamioncine ishte e parkuar në momentin e shpërthimit. Nga shpërthimi u dëmtua edhe një automjet tjerër.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /Telegrafi/