LAJMI I FUNDIT:

Tropojë, arrestohet adoleshenti me drogë e municione

Tropojë, arrestohet adoleshenti me drogë e municione

Një 17-vjeçar u arrestua të mërkurën nga policia e Tropojës në fshatin Resuje të Komunës Bujan të këtij rrethi.

Në pranga ra I.D, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 7 kg bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa, një automatik, mod 56, kalibër 7.62 mm, një karikator me 12 copë fishekë, mod 56, kalibër 7.62 mm, dhe 2 kallëpe tritol.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /Start/