Tri pamje që ringjallën Rezolutën 1244
Ashtu si në vitin 1989 kur klasa politike thoshte se “Kosova nuk humb asgjë me ndryshimet kushtetuese dhe nenin 47”, njësoj 23 vjet më vonë, udhëheqja aktuale thotë se “Kosova nuk dëmtohet asgjë edhe me ringjalljen e Rezolutës 1244!”
Pamja e parë
Ishte gushti i vitit 1989. Së bashku me një gazetar kishim planifikuar të realizonim një intervistë ekskluzive për gazetën e studentëve “Bota e re”. Kishim vendosur të intervistonim R.B. pilotin e parë shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore në kuadër të ish-armatës jugosllave, i cili në fund të viteve 40-ta të shekullit të kaluar ishte dënuar me disa vjet burg të rëndë dhe punë të detyrueshme në burgun famëkeq të Goli Otokut. Pyetja e parë kishte të bënte me mënyrën e arrestimit dhe cili ishte preteksti që ai ishte dënuar si bashkëpunëtor i Informbyrosë. “Çfarë preteksti bre?! Unë kam qenë Informbyroist. E kam dashur Stalinin dhe përjetësisht do të mbetem stalinist!”.
Bashkëbiseduesi ynë veç pilotimit mbi 200 orë të MIG-ut rus, ishte një erudit i madh dhe i pasionuar pas letërsisë. E dinte përmendësh “Lahutën e Malcisë” dhe recitonte aq bukur, sa secili aktor i kohës do t’ia kishte zili. Stalinist i përbetuar në njërën anë dhe pasionues i madh i nacionalistit dhe bardit të poezisë shqiptare, Gjergj Fishtës, në anën tjetër, ishin dy gjëra që nuk shkonin. Këto paradokse kaq të mjegullta ndodhin vetëm në botën shqiptare.
Kolegu më dha shenjë që të mos vazhdonim me bisedën, pasi edhe skeleti i pyetjeve ishte përmbysur. Insistova që të realizohej biseda dhe për fillim e pyetëm për tri vuajtjet më të rënda që ai i kishte përjetuar në burgun e Goli Otokut? R.B. pa u hamendur tha: “Vuajtja e parë ishte e rëndë. Çdo i burgosur i ri sapo shkelte oborrin e burgut, i nënshtrohej rrahjes kolektive nga gjithë të burgosurit e vjetër. Krijoheshin dy kolona dhe të burgosurin e sapoardhur e futnin në mes dhe e rrihnin deri në alivanosje. Nëse këtë nuk e bënin të burgosurit e vjetër, atëherë këtë e bënin gardianët ndaj të gjithë të burgosurve, përfshirë këtu edhe të sapoardhurin.
Vuajtja e dytë ishte më e rëndë. Në rast se shkoje ditën e hënë në Goli Otok, atëherë deri të hënën e ardhshme të gjithë të burgosurit detyroheshin që të kryenin nevojën e fiziologjike mbi kokën e të burgosurit të ri… Më e rënda ishte ajo e treta. Inspektorët e UDB-së na i detyronin bashkëshortet që me dhunë t’i nënshkruanin fletëshkurorëzimet dhe kur gardianët e burgut na i sillnin ato, na i përplasnin me triumf në fytyrë dhe thoshin: ‘Ja bandit, më në fund nuk të do as gruaja jote!”.
Pamja e dytë
Pas luftës së fundit në Kosovë, kemi parë situata paradoksale të vet shqiptarëve, së pari në raport mes tyre, pastaj edhe me ushujzën shumëkombëshe me akronimin UNMIK, i mbështetur aq fuqishëm nga dhjetëra të ashtuquajtura shërbime informative dhe OJQ misterioze vendore e ndërkombëtare. Si asnjëherë më parë shqiptarët po shantazhonin njëri-tjetrin dhe si asnjëherë më parë ishin të vendosur të bënin hafije kundër njëri-tjetrit. Si asnjëherë më parë, nuk kemi patur rast të shohim vendorë me dinjitet të nëpërkëmbur në njërën anë dhe ndërkombëtarë që së bashku me qatipët vendorë në anën tjetër ishin të gatshëm për të nëpërkëmbur dinjitetin shqiptar.
Situatat groteske të krijuara pas luftës nxorën në pah sharlataninë kolektive, që për interesin më të vogël rrënuan gjithçka ishte shqiptare. Shumë njerëz që i njihnim për kriminelë ordinerë dhe zhvatës gjatë kohës së okupimit, krejt “papritur” u veshën me petkun e pushtetit dhe u gjendën në rolin e ruajtësve dhe ndërtuesve të paqes! Të njëjtit gjykatës, hetues e prokurorë që dënuan dje, të njëjtit po dënonin edhe sot. Zhvatja e pronave që për njeriun e qytetëruar është e shenjtë u bë normalitet. Shpronësimi i titullarëve të pronave brenda natës dhe “pronësimi” i titullarëve të rinj në regjistrat kadastral u bë realitet.
Shumë intelektualë e profesionistë të dinjitetshëm, që kishin bërë aq shumë për vendin, filluan të sorollaten rrugëve në pritje të “ditëve më të mira”, derisa institucionet dhe fatet e këtij vendi i morën në duar njerëzit që më së paku dinin ç’është institucioni dhe ç’janë punët e shtetit. Zallahia e pasluftës në Kosovë, si asnjëherë tjetër kishte ringjallur personazhet e “Fermës së kafshëve” të Oruellit dhe si asnjëherë më parë ishte ringjallur thënia biblike: “Fali Zot këta njerëz se nuk dinë çfarë bëjnë!”.
Pamja e tretë
Ashtu si në vitin 1989 kur klasa politike na thoshte se “Kosova nuk humb asgjë me ndryshimet kushtetuese dhe nenin 47”, njësoj 23 vjet më vonë, udhëheqja aktuale politike na thotë se “Kosova nuk humb asgjë më Rezolutën 1244!”
Pasi kasta politike ka bërë shaka me Kosovën tash 13 vjet dhe pasi i ka humbur të gjitha territoret politike, ditëve të fundit kjo kastë si mos më keq është ngujuar si dikur gjakësit në Kullën e Oroshit. Partitë politike tashmë u ngjajnë divizioneve të mundura ku nga kështjella lëshojnë ndonjë fletërrufe, sa për të dëshmuar se shefat e tyre janë mundur në betejë, por ende janë gjallë. Nëse opozita mendon se situatat e rënda politike tejkalohen në heshtje dhe mund të fshihet mbrapa gabimeve të pozitës, gabohet rëndë. Muajve të fundit, kumtesat për opinion të opozitës janë të brumosura aq shumë me stil dhe frymë revolucionare, sa do t’ua kishin zili të gjitha ish-partitë e kampit komunist.
Secila aventurë e ka fundin e vet dhe është krejt e natyrshme që nga kështjella e Brukselit të na vijë fermani i vulosur me tekstin: “Ja shqiptarë, ju nuk meritoni asgjë më shumë se sa këtë Fusnotë!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-16-780x439.png)
"SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja", zëvendëspresidenti amerikan paralajmëron Rusinë
![Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/QKUK-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg)
Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje
![Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egliiiii.jpg)
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas
![Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-2-780x439.jpg)
Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave
![Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/XHEHNEMJA.jpg)
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim