LAJMI I FUNDIT:

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së – policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së – policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një grua në orët e hershme të mëngjesit është mbajtur peng nga një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit është njoftuar për një incident brenda hapësirave të klinikave. Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.


Edhe nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, komandanti i batalianit të zjarrëfikësve, Muhamet Reqani për Telegrafin ka thënë se në lidhje me këtë rast ju kanë asistuar Policisë pasi një person kishte tentuar të hidhej nga kati i 6-të i Klinikës së Internos duke e bërë të mundur qasjen nga dritarja dhe nga dera.

“Sot në ora 07:40 BPZ është lajmëruar për një rast se një person në Klinikën e Internos është duke tentuar që të hidhet nga kati 6. Ne si BPZ ju kemi asistuar Policisë së Kosovës me pajisje dhe resurset tona duke e bërë të mundur qasjen nga dritarja dhe dera”, ka thënë Reqani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Kronika e Zezë
“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Lajme
Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

Lajme
Kos: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vendosën ritmin që i gjithë rajoni të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes

Kos: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vendosën ritmin që i gjithë rajoni të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes

Politikë
Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Shëndetësi
Kalo në kategori