Giovana Motton, Francesca Mills dhe Yvonne Duckitt janë tre motra, të cilat udhëtuan nga Australia për të gjetur rrënjët dhe të afërmit e babait të tyre, në Shqipëri.
Vesel Çereneci u largua nga Elbasani para Çlirimit dhe nuk mundi të kthehej më. Ai u martua me një grua italiane, me të cilën pati 4 fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Veseli u nda nga jeta shumë i ri, por vajzat e tij, tashmë zonja të moshuara erdhën në Elbasan për të kërkuar të afërmit e tyre.
“Ne jemi nga Australia dhe kemi ardhur të gjejmë të afërmit nga babai jonë. Ai lindi në Shqipëri, emigroi në Itali, në 1940 dhe në 1946 ai u martua me një zonjë të bukur italiane, nënën tonë. Ne gjithmonë e kemi ditur nga vinte babai ynë, çfarë bënte, por ne kurrë nuk kishim njohur të afërmit tanë”, tregon Giovanna.
Vendimin për të ardhur në Shqipëri tre motrat e morën së bashku, sepse diçka mungonte në të kaluarën e tyre dhe jeta pa të nuk do ishte e plotë. Ndërsa Shqipëria ishte dashuri me shikim të parë.
“E dua Shqipërinë. Mezi pres të kthehem në Australi, t’u tregoj miqve për Shqipërinë. Po përpiqem të gjej fjalët për ta përshkruar. Është e vjetër, e re, interesante, shumë e bukur, është numri një”, thotë Francesca.
“Shpresoj të rikthehem. Do të doja të vija sërish dhe të kaloja më shumë kohë në Shqipëri dhe mbi të gjitha të qëndrojmë në kontakt me të afërmit tanë që tani i kemi këtu, dhe janë plot”, shprehet Giovanna.
Tre motrat do të shkojnë edhe ne Dibër, për të gjetur certifikatën e lindjes së babait të tyre, një dokument që për to ka shumë rëndësi.
“Certifikata e tij do të ishte diçka me të cilën ne të vazhdojmë përpara, do mësojmë për prindërit e tij, sepse nuk dimë asgjë për ta. Dhe ajo letër është trashëgimi për ne dhe fëmijët tanë”, tha Yvonne.
Me po të njëjtën dëshirë ,edhe pjesa tjetër e familjes prej kohësh kërkonte një shenjë nga familjari i tyre Vesel Çereneci, dhe fati deshi që të paktën fëmijët të takohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa