LAJMI I FUNDIT:

Trepça ndalet sërish

Trepça ndalet sërish

Trepca ’89 përsëri ka dështuar të shënojë fitore, kësaj radhe kundër Llamkos Kosovës, me të cilën luajti baras pa gola në ndeshjen e zhvilluar në Vushtri.

Në praninë e afro 3000 shikuesve vushtrrias dhe në një atmosferë fantastike Llamkos Kosova dhe Trepça ‘89 i kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës.

Vendësit ishin më këmbëngulës pothuajse gjatë tërë takimit mirëpo nuk arritën të shënojnë përballë mbrojtjes shumë mirë të ndërtuar nga mitrovicasit e Gani Sejdiut.

Si në pjesën e parë edhe në të dytën, vendasit dominuan lehtësisht në lojë por edhe mysafirët patën disa raste me kundërsulme por pa konkretizim, duke çuar këtë sfidë në një barazim pa gola. /Telegrafi/