LAJMI I FUNDIT:

Trepça mposht rivalin direkt

Trepça mposht rivalin direkt

Trepça sonte ka mposhtur bindshëm njërën ndër rivalet e drejtpërdrejta të saja deri më tani në luftë për pjesën e epërme të tabelës, Dritën.

Mitrovicasit kanë qenë më të mirë gjatë gjithë takimit duke krijuar epërsi të thellë që në fillim të saj, ndërsa krejt në fund, semafori tregonte një fitore me 37 pikë dallim, 110-73.

Trepça ka arritur të shënojë fitoren e gjashtë në kampionat, derisa është përforcuar në vendin e tretë, pasi që mbrëmë humbi edhe njëri ndër rivalët që po lufton për këtë pozitë, Bashkimi.

Korab Prekazi ka shënuar 22 pikë duke qenë më efikasi te ekipi fitues, derisa pas tij sipas pikëve janë dalluar qendra spanjolle Jan Orfila me 17 dhe Gazmend Asllani me 16 pikë.


Në anën tjetër, te gjilanasit sipas pikëve të shënuara janë dalluar Driton Sylejmani me 27 pikë, pastaj Jermelle Fraser me 25 dhe Takais Brown me 11 pikë të shënuara. /Telegrafi/