LAJMI I FUNDIT:

Trepça mendon edhe për dy përforcime

Trepça mendon edhe për dy përforcime

Skuadra e Trepçës, e cila së fundmi është përforcuar me tre basketbollistë dhe me trajnerin, Israel Martin, është duke menduar që të sjell edhe dy basketbollistë të huaj. Drejtori sportiv, Naim Hajrizi tha për Arena se janë në bisedime me dy basketbollistë të huaj por janë në pritje të sponsorëve.

“Jemi në negociata me disa sponsorë dhe aktualisht jemi afër të arrijmë marrëveshje me ta. Ne jemi në bisedime edhe me dy basketbollistë, organizatorin Alan Michael Thompson dhe një lojtar i cili luan në pozitën katër. Me Thompson kemi arritur marrëveshje por jemi në pritje të sponsorëve që të na jepet leja që t’i transferojmë”, deklaroi Hajrizi për Arena.

Tutje ai vazhdoi duke thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me sponsorët, atëherë do të vazhdojnë me të njëjtën skuadër që kanë aktualisht. “Nëse nuk na jepet leja nga sponsori që të transferojmë ndonjë këta dy lojtarë të huaj atëherë do të vazhdojmë më këtë skuadër që kemi kampionatin pasi që nuk kemi fond të mjaftueshëm që t’i bëjmë këto transferime”, përfundoi Hajrizi. /Tribuna/Telegrafi/