LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 12° cloudy

“Trepça” largon nga puna edhe një puntor, keqpërdori sistemin elektronik për hyrje dhe dalje

“Trepça” largon nga puna edhe një puntor, keqpërdori sistemin elektronik për hyrje dhe dalje
Foto: Ilustrim

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një puntori tjetër.

Sipas njoftimit, puntori me iniciale F.S. ka keqpërdorur sistemin elektronik për hyrje dhe dalje, shkruan Telegrafi.

“Me datën 21.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. F.S. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4534 e dt. 16.8.2024. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se ka keqpërdorur sistemin elektronik për hyrje dhe dalje”, thuhet në njoftim.


Tutje bëhet e ditur se komisioni disiplinor gjatë ditës së sotme, më 21 gusht ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerje e marrëdhënies së punës ndaj puntorit në fjalë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës shtatë puntorëve, e që sipas njoftimit, thuhej se të njëjtit kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori