LAJMI I FUNDIT:

Trepça e kënaqur me gjysmë-sezonin që shkoi

Trepça e kënaqur me gjysmë-sezonin që shkoi

Klubi mitrovicas, Trepça, në prag të përfundimit të vitit 2013, ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ku kanë thënë se ndihen të kënaqur me arritjet në gjysmë-sezonin 2013/14.

Në vazhdim po ua paraqesim deklaratën e lëshuar nga klubi pa e ndryshuar fare.

“KB Trepca ka filluar pregaditjet per sezonin 2013/2014 me kohe dhe ambicijet e klubit kane qen qe te formojne nje ekip i cili do te jetë konkurent si gjithnje per play-off dhe per fitimin e Kupes dhe Titullit .

Pas largimit te Lojtareve Drilon Hajrizi dhe Samir Zekiqi Kb Trepca ka angazhuar trenerin Spanjoll Israel Martin si dhe ka arrite marveshje me te gjithe lojtaret vendor dhe ka bere perforcime te nevojshme sipas propozimit te Trenerit dhe nevojave te klubi.


Pas perfundimit te pjeses se pare te kampionatit KB Trepca gjindet ne vendin e 3 te ETC Superliges ne basketboll qe eshte nje rezulltat dhe nje sukses i synuar, mirpo shtabi professional dhe Bordi i KB Trepca kan vlersuar se i kemi pesu disa humbje te cilat nuk jane pritur dhe nuk eshte dashur te ndodhin.

Shtabi professional nuk eshte i kenaqur edhe me angazhimin e disa lojtareve si vendor ashtu edhe te huajt, dhe per pjesen e dyte Treneri ka propozu qe ka nevoj te behen disa ndrime te lojtaret e huaj dhe te mobilizohen dhe tu jepen verejtje edhe lojtareve vendore se duhet te ken angazhim shume me te madhe se ne disa ndeshje qe kan pas ne menyre qe te vazhdojne me klubin dhe te ndihmojne klubin tu e dite se kane mundësi dhe kapacitet qe te japin me teper.

Klubi do te shqyrtoj edhe raportin e punes se trenerit dhe vlersimin e tije per lojtare veq e veq dhe per ekip ne teresi dhe ne fund te vitit te dale me nje plan te punes per pjesen e dyte te kampionatit. Pra ne e vlersojm kete pjese te kampionati te suksesehsem edhe pse nuk pajtohemi me tri humbjet te cilat kan ndodhe e nuk eshte dashur te ndodhin. Gjithe ky rezultat eshte arrite me angazhimin e te gjitheve duke filluar nga kryesia e klubit e deri te trenerat dhe lojtaret dhe duke mos haruar asnjeher ata te cilet e kane ndihmuar financiarisht Klubin, e ndihmen me te madhe financiare e kemi pasur nga Kuvendi Komunal dhe Drejtoria e Sportit, kete vit klubi ka pas nje marveshje edhe me kompanin e sigurimeve “Kosova e Re” e cila ka ndihmu klubit financiarishte dhe me veshmbathje te ekipit.

Gjithashtu merite kane edhe shikuesit e flaket te Klubit “Torcidat” e cila e ka perkrah klubin ne gjdo takim edhe pse kemi zhvillu ndeshjet si vendes jashte qytetit tone ne Malishev dhe Vushtri por ata kane qene gjithnje lojtari i gjashte i klubit dhe per kete e meritojne nje mirnjohje te veqant duke e pase parasyshe se ne kemi qen klubi i vetem kete sezon qe nuk na jane denuar shikuesit dhe nuk eshte zbrazur palestra, pra keta kane anuar ne menyre fer dhe korrekte dhe nuk kane bere ofendime ndaj asnje klubi musafir per kete i falenderojme shume dhe kerkojme perkrahje edhe me te madhe nga ta per pjesen e dyte te kampionatit ku synimi yne eshte play-offi dhe fitimi i ndonji trofeu,atyre ju premtojme lojra te mira dhe fitore dhe lufte deri ne sekondat e fundit per titull dhe Kupen e Kosoves.KB Trepca ka qene dhe do te jet gjithmon i hapur per mjetet e informimit.

Me kete rast te gjithe sportedashesve dhe klubeve sportive anembanë Kosovës si dhe tifozeve Torcida, bordi i KB Trepça ju uron festat e fundvitit”, thuhet në deklaratën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori