LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 me përforcime të reja

Trepça ’89 me përforcime të reja

Ekipi mitrovicas Trepça ’89 deri tani është treguar shumë aktive në tregun e transferimeve duke nënshkruar me tre lojtarë të ri.

Vetëm disa ditë pas përfundimit të pjesës së parë të kampionatit të Kosovës në futboll, skuadra mitrovicase Trepça ’89 ia doli të përforcohet me tre futbollistë cilësorë.

Pasi e angazhoi sulmuesin e Prishtinës, Faton Zejnullahu dhe mesfushorin e Drenicës, Taulant Dajaku, ekipi mitrovicas në Kupën ‘Pavarësia’ e përfshiu edhe sulmuesin e Drenicës, Kushtrim Lushtaku, bën të ditur Express.

“Me Lushtakun kemi arritur marrëveshje. Ai do të luajë me ne për një sezon”, deklaroi kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka./Telegrafi/