LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 ka filluar stërvitjet pa telashe

Trepça ’89 ka filluar stërvitjet pa telashe

Që nga data 10 janar, klubi futbollistik Trepça ’89 ka filluar stërvitjet e rregullta pa asnjë problem, pasi që sipas trajnerit të tyre, Gani Sejdiu, të gjithë futbollistët i kanë marrë pagat e tyre.

“Të gjithë futbollistët e kanë marrë edhe pagën e fundit dhe në këtë drejtim skuadra nuk ka telashe, madje mund të them lirisht se edhe më parë Trepça ’89 nuk pa pasur telashe të tilla dhe se drejtuesit e klubit janë tejet korrektë ndaj futbollistëve. Kryerja e obligimeve ndaj futbollistëve është domosdoshmëri për rrjedhë të mbarë të përgatitjeve”.

“Gjatë kësaj jave do të punohet me intensitet më të vogël, por që pas një jave stërvitjet do të zhvillohen edhe dy herë në ditë, e ku do të përfshihet edhe fitnesi”.

“Kemi planifikuar që nga mesi i shkurtit të shkojmë në Durrës, ku përveç përgatitjeve do të kemi mundësi të zhvillojmë edhe ndeshje kontrolluese të cilat janë të mirëseardhura për ta parë formën e futbollistëve para ndeshjeve të kupës dhe ato kampionale”, ka thënë Sejdiu për Zëri. /Telegrafi/