Mungesa e barnave të regjistruara në tregun farmaceutik të Kosovës vazhdon prej vitesh të mbetet problem, me të cilin ballafaqohen qytetarët. Si rrjedhojë, pacientët përballen me mungesë të barnave esenciale që i përdorin si terapi ditore.
Aktualisht, ka mungesë në treg edhe të barnave, të cilat janë të regjistruara nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale.
Farmacisti Shkumbin Jusufi, njëherësh kryesueses i komisionit për barnatore nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, thotë se tregu farmaceutik është në kaos të madh. Sipas tij, ka mungesë të madhe të barnave jetike në vend, duke shtuar se deri në 60 për qind të barnave të regjistruara nuk sillen në Kosovë nga kompanitë farmaceutike.
“Gjithçka varet nga distributori. Nëse dëshiron, e sjell mallin, në këtë rast ilaçet, e nëse nuk do, nuk e sjell. Askush nuk e penalizon, askush nuk e kontrollon”.
“Nga 3800 forma të barnave të regjistruara në AKPM, rreth 40 për qind importohen, derisa rreth 60 për qind e barnave nuk importohen fare, askush nuk jep llogari për këtë punë. Pasojat janë mungesa e barnave në treg, kontrabanda, pastaj është farmacisti, i cili bie tmerrësisht në pozitë të keqe”, thotë Jusufi.
Edhe vetë qytetarët thonë se mungesa e barnave është evidente.
Mentor Haliti, një qytetar nga Prishtina, thotë për Radion Evropa e Lirë se ballafaqohet shpesh me problemin e gjetjes së barnave në treg, derisa shton se shpeshherë ato i blen në vende të rajonit, qoftë për vete apo edhe për familjarë.
“Ka mungesë të barnave, të cilat vetë i kam kërkuar. Unë për vete kam përdorur disa barna për tension të ngritur të gjakut dhe ato që nuk i kam gjetur, gjithë kohën i kam zëvendësuar. Edhe për një familjar që ka kërkuar barna për sëmundjen e diabetit, mjeku i ka preferuar disa ilaçe më efektive që përdoren jashtë vendit, por në tregun tonë nuk ka. Por, në fakt mjeku këtu i përshkruan”, thotë ai.
“Disa barna të tjera mund t’i gjesh në vende të banuara me serbë në Kosovë, si në Graçanicë apo Shtërpce, mirëpo fatura nuk të lëshojnë barnatoret e atjeshme, që të lë të kuptosh se ato futen ilegalisht nga Serbia”, tregon Mentor Haliti.
Ndërkaq, Arian Ahmeti nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, thotë se mungesa e barnave ndodh për shkak se Kosova ka treg të vogël dhe asnjë institucion nuk e ka të drejtën ligjore ta detyrojë ndonjë kompani ta sjellë ilaçin në Kosovë.
Kompanitë distributore, sipas tij, Kosovën e shohin si treg të vogël, andaj edhe nuk shprehin interesim.
“E gjitha varet nga kompanitë farmaceutike. Tregu në Kosovë është i vogël dhe zakonisht kompanitë farmaceutike kërkojnë tregje të mëdha. Ne si AKPM, e kemi kontrollin e kualitetit, si dhe regjistrimin e barnave. Ne i regjistrojmë barnat si institucion, por ne dhe askush nuk mund t’i detyrojë kompanitë t’i sjellin barnat e caktuara në Kosovë, sepse nuk kemi bazë ligjore. Andaj edhe ndodhin mungesa. E gjitha varet nga plani i biznesit se si i bëjnë kompanitë farmaceutike”, shprehet Ahmeti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës tash e një vit, ka vendosur taksë prej 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ku hyjnë edhe barnat.
Megjithëkëtë, profesionistë të fushës së farmaceutikës, thonë se shumica e barnave nga këto shtete tashmë janë zëvendësuar, por që Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemin e barnave të regjistruara dhe atyre që tashmë janë të regjistruara, po që nuk importohen. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës