Telegrafi

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona nga Pollogu

Gjatë mbrëmjes së djeshme (28.04.2023), rreth orës 22:45, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, zyrtarët policorë kanë ndalur një automjet udhëtarësh të tipit “Golf” me targa regjistrimi Tetove të drejtuar nga personi M.R. (27) nga Tetova ku në brendësi të saj janë gjetur shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria.

Po ashtu është ndalur edhe një tjetër automjeti i tipit “Golf” me shenja regjistrimi Tetove, i drejtuar nga shtetasi K.B. (29) nga Bogovina dhe pasagjer J.A. (33) po ashtu nga Bogovina, të cilët shërbenin si udhërrëfyes para veturës me emigrant ë të paligjshëm. e cila ka shërbyer si paraardhëse.

Tre kontrabandistët e migrantëve janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.