LAJMI I FUNDIT:

Transplanti i palcës së kockave çliron dy njerëz nga virusi HIV/AIDS

Transplanti i palcës së kockave çliron dy njerëz nga virusi HIV/AIDS

Dy pacientë pas transplantit të palcës së kockave mesa duket janë pastruar nga virusi HIV në trupat e tyre, raportojnë mjekët amerikanë.

Një nga pacientët kaloi gati katër muaj pa marrë ilaçe me asnjë shenjë të kthimit të virusit.

Ekipi i mjekëve në SHBA, paralajmëruan se është shumë shpejt për të folur për një kurë, sepse virusi mund të kthehej në çdo moment.

Është e vështirë për të hequr qafe infektimin me HIV për shkak se ai fshihet brenda ADN-së së njeriut, duke formuar forma të paprekshme “të rezervuarëve” në trup. Të dy burrat e shpëtuar kishin jetuar me HIV për rreth 30 vjet.


Gjetjet u prezantuan në Konferencën Ndërkombëtare të ‘AIDS Society’, shkruan Idea. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori