Konferenca e Teknologjisë Informative KOSICT për të pestin vit me radhë ka mbledhur në Prishtinë përfaqësues të teknologjisë dhe biznesit, të cilët për dy ditë do të vënë në qendër të vëmendjen këtë sektor. Konferenca zhvillohet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa marrin pjesë rreth 50 folës dhe mbi 1 mijë pjesëmarrës.
Në fjalën e tij të hapjes, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se teknologjia e informacionit ka potencial për nxitjen e zhvillimit ekonomik, që lidhet me përhapjen e fuqishme të internetit, me moshën e re të popullsisë, si dhe me dëshirën e madhe që kanë të rinjtë tanë të talentuar për të shkëlqyer në këtë fushë.
“Ky sektor është duke u zhvilluar me një ritëm të shpejtë në nivel ndërkombëtar. Po të përpiqemi më shumë, edhe ne mund të përfshihemi në këtë treg global”, tha ai duke shtuar se zhvillimi i kësaj fushe lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.
Ai përsëriti premtimin për vënien e Qendrës Protokollare në Gërmi në shërbim të Teknologjisë Informative.
Nga ana e tij, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se ajo që duhet bërë duke e parë ekonominë dhe nevojat e sektorit privat dhe disponueshmërinë e resurseve njerëzore që është kapitali më i madh, është fokusimi në transformimin digjital të gjithë sektorëve të ekonomisë, ku fjalën kryesore e ka teknologjia e informacionit.
Sipas tij, këtë transformim digjital mund ta arrijmë dhe është një koncept modern i cili mund të adaptohet, ngase sot nuk mund të mendohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik pa zhvillimin e këtij sektori.
Ai tha se së shpejti do të fillojë i ashtuquajturi park digjital, që fushën e TIK-ut të mund ta shtyjmë në një nivel tjetër dhe kështu mund ta transformojmë ekonominë tonë.
Ndërsa, Mentor Sahiti – Kryesues i Bordit të STIKK tha se gjatë 5 viteve të kaluara KOSICT është krijuar dhe zhvilluar si konferenca më e madhe regjionale, qëllimi i së cilës është adresimi dhe fokusimi te rëndësia e teknologjisë digjitale.
Ai tha se gjatë kësaj konference të pranishmit do të kenë rastin të njihen me trendet e tregut në këtë fushë, si funksionon financimi i Start UP-ve, edukimi në ICT dhe krijimi i kontakteve ndërmjet pjesëmarrësve përgjatë dy ditëve sa zgjasin punimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Lansohet SOLO, kartela më unike në vend
Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze