LAJMI I FUNDIT:

Trafikonin drogë, arrestohen dy të rinjtë koreograf

Trafikonin drogë, arrestohen dy të rinjtë koreograf

Dy koreografë u arrestuan nga policia e Gjirokastrës pasi janë kapur duke transportuar një sasi marijuane.

Burime nga policia thanë se “janë arrestuar shtetasit Nerti Xhani, 25 vjeç dhe Almenda Hoxha, 22 vjeçe, të cilët u kapën duke transportuar 44 pako me marijuanë në autobuzin e linjës Gjirokastër-Tiranë”.

Policia tha gjithashtu se “dy koreografët, kolegë pune me njëri –tjetri e kishin blerë drogën në Lazarat për ta shitur në sasi të vogla më pas në Tiranë për konsum të brendshëm në ambientet e shkollave, universiteteve dhe pubeve të natës.” /Telegrafi/