Toyota nuk dorëzohet: Tani po eksperimenton me një teknologji tjetër që do të mbante gjallë veturat me benzinë, hibride

Prodhuesi japonez i automjeteve duket se ka goditur në vend. Toyota nuk u nxitua me tranzicionin elektrik dhe ngadalësimi i tregut të veturave elektrike tregon se ishte vendimi i duhur.
Kohët e fundit, ajo madje investon fonde të caktuara në zhvillimin e teknologjive të reja të motorëve me djegie të brendshme. Toyota përshtati motorin me benzinë që të funksionojë me hidrogjen, dhe tani i shtoi një filtër të njëjtit motor që mbledh dioksid karboni (CO2) gjatë vozitjes. Ky filtër mund të përdoret edhe në benzinë ose hibride.
Toyota aktualisht po eksperimenton me këtë koncept në veturën e saj të garave GR Corolla me hidrogjen. Testet fillestare tregojnë se kjo risi mund t’i bëjë makinat e saj negative CO2, jo vetëm neutrale. Prandaj, ata do të eliminonin më shumë CO2 nga atmosfera sesa prodhojnë.
Teknologjia është e zgjuar sepse nuk kërkon energji shtesë. Filtrat në pjesën e përparme të veturës mbledhin dioksid karboni gjatë vozitjes, dhe më pas nxehtësia e mbetur nga motori përdoret për ta tretur atë në një lëng që mund të hidhet. Kjo do të thotë se kjo teknologji mund të funksionojë edhe në motorë të tjerë me djegie të brendshme, jo vetëm në ato që punojnë me hidrogjen.
Në vizionin e Toyota-s, kjo do të krijonte një automjet që në fakt pastron ajrin gjatë vozitjes. Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida përpara prodhimit serial. Në provë, filtrat mblodhën vetëm 20 gram dioksid karboni në 20 xhiro (91 km) në pistën e provës.
Kjo është ende e vogël, sepse edhe makinat e qytetit me motorë benzinë lëshojnë rreth 100 g/km CO2. Filtrat më të mëdhenj mund të thithin më shumë dioksid karboni, por ndoshta do të ishte e vështirë të futeshin në automjetet e pasagjerëve. Megjithatë, aplikimi i tyre në automjetet komerciale mund të lehtësojë avancimin e kësaj teknologjie.
Ende nuk dihet se çfarë të bëhet me lëngun që përmban CO2. Gjithashtu filtrat duhen ndërruar shpesh, gjë që nuk është praktike… Do të shohim nëse Toyota arrin diçka me këtë teknologji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania