LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani zbulon arsyet pse u nda me Prishtinën

Tovërlani zbulon arsyet pse u nda me Prishtinën

“Ka individë në klub që mendojnë se dinë futboll. Unë u largova, tash të presim. Po kam dëshirë t’i shoh duke u bindur që nuk dinë. Nuk kam asgjë personale, nuk kam pasur asnjë problem me asnjë anëtarë të bordit, shtabit teknik apo futbollist”, ka thënë ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani në një intervistë për ‘Sport Plus’.

Afrim Tovërlani të mërkurën ishte më i qetë se zakonisht. Doli në qytet pa makinë për të pirë kafe, ndërkohë që shumë njerëz e ndaluan në rrugë për ta uruar për punën që e ka bërë në klubin futbollistik, Prishtina. ‘Timonieri’ i njohur si ‘Toki’, të martën dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit në klubin ‘bardhekaltër’. Ai në një intervistë për ‘Sport Plus’ rrëfehet se, pse e mori këtë vendim. Tovërlani është njëri ndër ish-futbollistët dhe trajnerët më të suksesshëm në klubit më të madh në vend. Tovërlani si trajner i Prishtinës i ka fituar tre tituj të kampionit, një Kupë të Kosovës dhe dy Superkupa.

‘Prishtina nuk më priti’

Kaluan pak më shumë se 26 orë që nuk jeni më trajner i Prishtinës, si po ndjeheni?
Tovërlani: Po ndjehen shumë mirë, shumë i qetë. Ende nuk jam bindur, por po bindem që ndoshta është dashur që edhe më herët të dorëhiqem. Prishtina nuk e pati durimin të më pres edhe pas ndeshjes me Fushë Kosovën. Përjetova ndjenja që Prishtina nuk pati kohë të më pres. Kam pasur përshtypje se epërsinë e Llamkos Kosovës prej nëntë pikëve, kemi mundur ta shkrijmë.


‘Prishtina nuk e pati durimin të më pres’, çdo do të thotë kjo?
Tovërlani: E kam potencuar disa herë, ka qenë e pamundur të jetë Prishtina e vitit të kaluar. Prishtina nuk e ka pasur të çartë çka po dëshiron dhe ende nuk e ka të çartë se çka po dëshiron. Synimet e Prishtinës kanë qenë edhe të kemi futbollistë të rinj për treg ndërkombëtar edhe të fitojmë tituj. Ky ishte kampionati i katërt që e drejtoj Prishtinën. Në tri kampionate kam fituar tituj në të katërtin jo. Prishtina është dashur të ketë durim dhe ta dijë se çfarë trajneri ka në ekip. Që mos të vij deri te ndonjë përçarje në klub, jam larguar që ata ta vazhdojnë ‘luftën’ për titull ashtu siç mendojnë ata. Ka individë në klub, që mendojnë se dinë futboll. Unë u largova, tash të presim. Po kam dëshirë t’i lë që të binden që nuk dinë. Nuk kam asgjë personale, nuk kam pasur asnjë problem me asnjë anëtarë të bordit, shtabit teknik apo futbollist.

Kujt ia kumtuat të parit lajmin për dorëheqeje?
Tovërlani: Të gjithëve. Presidentit (Remzi Ejupi), disa anëtarëve të bordit dhe drejtorit Sokol Krasniqi. Shumica e prishtinasve më njohin. Nuk jam njeri përçarës. Iu kam thënë edhe familjes se më mirë po largohem në mënyrë që mos të pësoj infarkt pa nevojë. Prishtinës i kam dhënë më shumë si futbollist dhe trajner, sesa që më ka dhënë mua Prishtina.

A e pranuan menjëherë dorëheqjen tuaj kryesia apo…
Tovërlani: Disa prej tyre po, e disa hezituan. Me emra nuk po flas. Mirëpo, e kam hetuar momentin që duhet të ndahemi për të mirën e Prishtinës. Nuk po flas me emra kush ka pranuar e kush jo. Më nuk do të flas, ju mediumet i dini mirë këto sene. Edhe gjatë vjeshtës burime brenda bordit, shpeshherë kanë dal me fjalë nëpër mediume se do të largohem e diçka e tillë. Ka pasur edhe futbollistë që kanë qenë të manipuluar dhe nga mediat edhe nga bordi. Prishtina është me e madhe se unë edhe sa ata që japin para sot. E ka emrin e qytetit.

Është thënë se jeni detyruar të ofroni dorëheqje. Çka ka të vërtetë këtu?
Tovërlani: Prishtina ka mundur të më propozoj që të jap dorëheqje. Kontrata ime është valide deri në qershor të vitit 2016. Kaq.

Borxhi

I keni rrumbullakuar borxhet që ka klubi ndaj jush?
Tovërlani: Po, më kanë premtuar se brenda dhjetë ditësh do të më shlyhet borxhi. Mos të harroj, Prishtina më ka një rrogë borxh që nga viti 2009. Kur e përmenda dje, u befasuan. Kurrë nuk kam insistuar që ta marrë atë rrogë.

Është folur se do të ju ofrohet për një post të ri në klub, për çka bëhet fjalë?
Tovërlani: Ka qenë në pyetje drejtor sportiv. Nga hera e kaluar kur kam dhënë dorëheqje (në vitin 2009) kam pranuar të marrë atë post, ekipi nuk kishte rezultate, pasardhësit e mi. Atëherë filluan, jo Afrimi po bënë grupacione e diçka e ngjashme. Gjakovarët thonë: Nëse herën e parë më bënë budalla, ta fali, e nëse edhe herën e dytë ma përsërit, atëherë unë jam budalla.

Me çka do të krenoheni në këtë edicion?
Tovërlani: Kam punuar në mënyrë të sinqertë dhe jam mundur që mos t’i hyjë askujt në hak. Nuk kam lejuar të më përzihet askush në formacion. Në shumë klube përzihen, por në Prishtinë, më së paku ndodh një gjë e tillë. Me gjithë shkuarjen e të gjithë futbollistëve, Prishtinën e kam mbajtur në ‘luftë’ për titull. Po të ishte dikush tjetër, Prishtina do të ‘luftonte’ për mbijetesë.

Ku gabove?
Tovërlani: Kam kohë për të menduar.

Si kanë qenë raportet me futbollistë, a ka pasur ndonjë kundër jush, i cili ka mundur të punojë kundër?
Tovërlani: Raportet me futbollistë kanë qenë të mira. Nëse ka pasur lojtarë që nuk e ka dhënë më të mirën në fushë, tashmë s’po më intereson edhe pse e di që ka pasur të tillë.

A ka Prishtina futbollistë për të dalë jashtë Kosovës?
Tovërlani: Ka disa të tillë, por me emra nuk po dua t’i përmend. Futbollistët duhet të punojnë dhe mos të ndikohen nga mediumet. Edhe familjet ndikojnë duke u thënë se mos e jepni maksimumin, sepse do të shkoni në Barcelonë. Prej futbollit të Kosovës duhet të shkohet hap pas hapi. Nga liga e Shqipërisë mund të depërtohet më lehtë.

Periudhën e parë 2007-09 dhe të fundit, cilën e vlerësoni më të mirë?
Tovërlani: Atëherë kam arritur t’i marrë 7-8 lojtarë nga juniorët në ekipin e parë. I kam njohur juniorët, sepse kam punuar me ata. Në mesin e atyre që i kam marrë në ekipin e parë ose i kam marrë nga ekipet tjera, disa janë shitur jashtë si Shqipron Skeraj, Visar Berisha, Yll Hoxha e të tjerë. Tash, herën e dytë, vitin e kaluar i kam fituar krejt titujt, por prapë janë shitur lojtarë si Enis Gavazaj, Mentor Mazrekaj. Janë larguar pa dëmshpërblim Labinot Ibrahimi, Besnik Krasniqi e Behar Maliqi, të cilët kanë kaluar në Partizan të Tiranës.

Kur jemi te Gavazaj, nuk e aktivizuat aq shumë…
Tovërlani: Gavazaj e ka pasur në konkurrencë Mentor Mazrekajn, që mbetet lojtar më i mirë se ai. Kanë ndikuar edhe prindërit e tij, duke i thënë mos e jep maksimumin, mos u fut në duele se do të lëndohesh, pasi që do të shkosh jashtë. Enis Gazazaj (luan me Gentin në Belgjikë) ka ardhur dhe na ka falënderuar kur i ka kaluar testet në Belgjikë. Ka dal me përgatitje të duhura fizike. Pa përgatitje fizike nuk mund të fitosh kontratë.

Prishtina në garë për titull

A mendon që Prishtina mund ta fitojë titullin?
Tovërlani: Është në garë, i ka gjasat. Mund të vendos ndeshja e fundit në Vushtrri.

Keni ndonjë këshillë për pasardhësin tua,j Suad Keçi?
Tovërlani: Suadin e kam mik të mirë dhe ia dëshiroj krejt të mirat. Shumë herë më ka kërkuar këshilla dhe jam i hapur t’i ndihmoj edhe atij edhe kujtdo që ka nevojë.

Aktualisht me çka do të merreni?
Tovërlani: E kam pasur një ofertë, nga një klub kosovar që ta nisi punën nga qershori. U kam thënë se dua të pushoj.

E ‘nguc’ Munishin

Mikun e tij dhe kolegun, trajnerin e Llamkos Kosovës, Ismet Munishin e ka ‘ngucur’ tashmë ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. “Do të kisha pasur dëshirë që ta mundja edhe në ndeshjen e fundit në Vushtrri, siç e kam mundur katër herë në përballjet direkte”, tha Tovërlani.

‘Te Prishtina, jo më me këto kushte’

Afrim Tovërlani nuk e përjashtoi mundësinë që edhe një herë të rikthehet te Prishtina, por pas disa viteve. “Edhe nëse pas disa viteve bëhem trajner, kushtet e mia do të jenë të tjera. Do të kisha kërkuar përgjegjësi më të mëdha, duke filluar nga Shkolla e Futbollit. Prishtina nuk duhet të mendojë për një vit, sidomos tash kur po pranohemi në arenën ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Prishtinën e shikon nga stadiumi

Në pyetjen se a do t’i përcjellë ndeshjet e Prishtinës nga stadiumi, Tovërlani deklaroi: “Nuk e di a do të ulem te ‘Plisat’ në lindje, apo në perëndim. Në perëndim ka shumë ekspertë dhe nuk mund t’i duroj”.

‘Dikush i mprehu dhëmbët të më zëvendësoj’

Afrim Tovërlani është i lumtur që miku i tij, Suad Keçi u emërua pasardhës i tij. “Kur kam dhënë dorëheqje, më ka ardhur keq për disa që i kanë mprehë dhëmbët të më zëvendësojnë. Në këtë moment nuk e kanë mundësinë, disa kanë qenë të angazhuar e disa të tjerë nuk kanë guxuar ‘ta kapin’ këtë post, pasi që karrigia e Prishtinës është me e nxehta në futbollin e Kosovës”, vlerësoi Afrim Tovërlani. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori