LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani: Ndaj Dritës, për këndellje

Tovërlani: Ndaj Dritës, për këndellje

Në duelin e së nesërm, Prishtina kërkon të këndellet nga skuadra që nuk donë të pësoj. Kryetrajneri Tovërlani, sikurse edhe zëvendëskapiteni Azem Ahmeti shprehen optimist para takimit.

Prishtina synon që kundër skuadrës së pamposhtur në këtë edicion të këndellet. Kurse, mesiguri se gjilanasit synim kanë të vazhdojnë pamposhtmërinë.

Kryetrajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, vikendin e kaluar ka pësuar humbjen e tij të parë në fushën vendase si trajner i Prishtinës, e kjo ka zgjatur, pothuajse pas tre sezoneve sa ka udhëhequr skuadrën, një rekord që nuk besohet të ketë asnjë trajner tjetër në vend. Tovërlani në konferencë për shtyp ka shprehur optimizmin e tij se futbollistët e Prishtinës janë këndell, se e kanë kuptuar se pa angazhim nuk ka pikë dhe se nga ndeshja në Gjilan pret të kalojë me rezultat të mirë.

“Jam më se i bindur se në Gjilan do të kalojmë mirë. E di që Drita pas fitores me Feronikelin është e entuziazmuar, kanë tifozeri të mirë dhe besoj se do të krijohet një atmosferë e mirë e futbollit. Do të udhëtojmë për lojë të hapur dhe pa kalkulime e kush është më i mirë le të fitoj”, ka thënë kryetrajneri, Tovërlani.


‘Toki’ ka deklaruar se nuk e njeh aq mirë skuadrën bardhekaltër nga Gjilani, por se ia vlerëson dy-tre individë.

“Dritën nuk e kam parë edhe aq shumë sivjet, por përafërsisht i dimë që i ka dy-tre individë shumë të mirë që duhet t’i kushtojmë më tepër rëndësi, por normalisht që edhe ata duhet të mendojnë për individët tonë”.

Shefi i shtabit, po ashtu ka deklaruar se beson në këndelljen e futbollistëve.

“Gjithsesi se pas humbjes me Hysin nuk na ka ardhur mirë, mirëpo sipas meje edhe futbollistët pak janë këndell, sepse duhet ta dinë që pa angazhim në çdo ndeshje nuk mund t’i fitojmë ato, tek e fundit me angazhim maksimal jemi bërë kampion dhe kemi fituar Kupën. Pa marr parasysh ndaj cilës skuadër luajmë, pa angazhim nuk fitohen pikët”.

Tovërlani është shprehur se i kupton pakënaqësitë, por kërkon durim dhe mirëkuptim.

“Është normale që mund të ketë pak pakënaqësi, por duhet të kenë durim. Të marrim shembull një skuadër të madhe siç është Bajerni, lëre që nuk ka lëshuar futbollistë, por ka sjellë tjerë dhe ka pasur dy dështime – e ka humbur Superkupën dhe ka barazuar me një tjetër skuadër të dobët. Pra, ata që mendojnë pak më gjatë duhet të kenë durim dhe të presin, sepse Prishtina do të rikthehet dhe do të jetë ajo që ka qenë”.

Siç tani më dihet, në Gjilan në përkrahje të skuadrës do të jenë edhe adhuruesit e klubit, ‘Plisat’, ndërsa Tovërlani ka theksuar se çmon mbështetjen e tyre dhe se gjithsesi është e mirëseardhur.

“Jemi të përgatitur. Jemi mjaft të relaksuar. E dimë që atje është një fushë dhe teren i mirë i cili na mundëson të luajmë futboll dhe ndeshjes do t’i hyjmë me angazhim maksimal që në fund rezultati të jetë sa më i favorshëm për ne”, ka theksuar zëvendëskapiteni, Azem Ahmeti, duke potencuar se të gjitha repartet e Prishtinës janë mirë dhe se me angazhim e të gjithë skuadra do t’ia dal të jetë e suksesshme nga ajo që kërkohet nga ta. /PrishtinaFC/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori