LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani mposhtet në kryeqytet

Tovërlani mposhtet në kryeqytet

Ishte skuadra e Hysit ajo e cila ia prishi rekordin trajnerit të Prishtinës, Afrim Tovërlanit, i cili deri më sot nuk kishte pësuar humbje asnjëherë në stadiumin e kryeqytetit. Hysi i mposhti bardhekaltërit me rezultat 1-2, në kuadër të javës së katërt të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra bardh e zi ka qenë mjaft e mirë në pjesën e parë, duke e gjetur golin e avantazhit në minutën e 21-të përmes kapitenit Mentor Zhdrella, pas një goditjeje të saktë. Më pas, bardh e zinjtë patën edhe dy raste të mira, por 45 minutëshi i parë u mbyll me rezultat 0:1, raporton Express.

Skuadra mysafire ka goditur prapë në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 51-të përmes zëvendësuesit Fiton Hajdari, që shënoi super gol me volej, pasi e mori një top të mirë nga Enis Zabërxha.

Bardh e kaltrit e ngushtuan rezultatin vetëm tetë minuta më vonë me anë të Isuf Llumnicës, që shënoi me kokë pas një harkimi të Haxhajt. Vendësit ishin më të mirë në pjesën e dytë, por përpjekjet e tyre për ta barazuar rezultatin ishin të pamjaftueshme.


Hysi e regjistroi një fitore të madhe në kryeqytet, ndërsa për Prishtinën kjo ishte humbja e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori