LAJMI I FUNDIT:

Torres: Dua Arsenali të jetë kampion

Torres: Dua Arsenali të jetë kampion

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se ai dëshiron që Arsenali ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Para fillimit të sezonit të gjithë pritnin që Liverpooli të luftojë për kreun e tabelës, por të kuqtë tash janë duke pasur vështirësi të arrijnë edhe te pozita e katërt.

Arsenali në anën tjetër mbetet në garë për titullin e Ligës, duke qëndruar tre pikë prapa liderit, Chelseat, dhe një prapa Manchester United.

“Dua që Arsenali të jetë kampion. Ata kanë një renditje më të lehtë se dy ekipet lidere. Wenger e meriton titullin dhe një mirënjohje për punën e tij gjatë disa viteve të fundit”, ka thënë Torres për Canal +. /Telegrafi/