LAJMI I FUNDIT:

‘Torcida’: FFK-ja ka faj për demolimet

‘Torcida’: FFK-ja ka faj për demolimet

Kryetari i tifo-grupit mitrovicas ‘Torcida’, Adnan Musa, ka reaguar një ditë pas ndeshjes së barazhit ndaj Trepçës dhe Llapit. Ai thotë që organizimi i ndeshjes ka qenë i dobët dhe se incidentet kanë ardhur pikërisht nga dashakeqësia e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe prej organizimit të dobët.

“Federata e Futbollit të Kosovës është kryekëput fajtore për incidentin e djeshëm. Ata nuk kanë dashur që ne të hyjmë në stadium. Ata nuk na kanë dhënë bileta dhe për këtë arsye kanë ndodhur ato shtyrje”, ka deklaruar fillimisht Adnan Musa për gazetën Arena.

“Torcida është kundër thyerjeve që kanë ndodhur, por ajo ka ardhur si pasojë e revoltës dhe qëllimit që Federata e ka pasur për të mos lejuar grupin tonë. FFK-ja e ka dashur Trepçën jashtë Superligës dhe për këtë arsye e ka organizuar ndeshjen në Prishtinë, vetëm që stadiumi të mbushet me llapjanë”, ka shtuar ai. /Arena/Telegrafi/