LAJMI I FUNDIT:

Topolanek do të vizitojë Kosovën

Topolanek do të vizitojë Kosovën

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, muajin e ardhshëm do të vizitojë Kosovën në kuadër të angazhimeve të Çekisë që të realizojë njërin nga prioritetet e veta gjatë kryesisë së radhës, përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e radhës e Çekisë, sipas së cilës Topolanek do të vizitojë edhe Beogradin, për të shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimet e Serbisë në BE. /rtk/