LAJMI I FUNDIT:

Topi takohet me dy ish-presidentët

Topi takohet me dy ish-presidentët

Ish-presidentët e vendit, Rexhep Mediani e Alfred Moisiu kanë thënë se i takon presidentit të Republikës Bamir Topi të marrë në dorë situatën dhe të thërrasë tryezën e partive politike për dialog. Ndërkohë është bërë e ditur se presidenti aktual i Shqipërisë, Bamir Topi do të takohet të premten me dy ish-presidentët e vendit.

Takimi zhvillohet në presidencë dhe pritet të përqendrohet në situatën politike në Shqipëri pas demonstratës së 21 janarit. Dy ish-presidentët dënuan një ditë më parë dhunën gjatë demonstratës së 21 janarit dhe u kërkuan forcave politike t’i kthehen dialogut.

Ndërkaq, dy ish-presidentët gjatë mbledhjes së “Forumi civil 2010”, që drejtohet nga ish-presidenti Moisiu, ku bëjnë pjesë disa nga konstitucionalistët më të mirë të vendit i kanë kërkuar presidentit Bamir Topi që të marrë në dorë situatën, raportoi të premten e përditshmja Shqip.

“Kryetari i shtetit duhet të marrë në dorë situatën, si përfaqësues i unitetit të shqiptarëve, të cilin e ka detyrim kushtetues. Mendojmë se është koha që ai të thërrasë forcat politike në një tryezë. Bashkërisht të gjejnë zgjidhjen e duhur për të dalë nga situate,” tha Moisiu. /Telegrafi/