LAJMI I FUNDIT:

Top këshillat e policëve për t’jua kursyer kohën dhe nervat (Foto/Video)

Top këshillat e policëve për t’jua kursyer kohën dhe nervat (Foto/Video)

A keni menduar ndonjëherë për sekretet që autoritetet ligjore mund t’i dinë?

Ne besojmë se këshillat të cilat i dhurojnë njësitet policore anë e mbanë botës mund të ndihmojnë në rrethana të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë i keni disa nga këshillat më të mira të cilat policët i kanë për ju:


Mbajeni të sigurt fëmijën në turma të njerëzve

Çdo njeri pajtohet se humbja e fëmijës në një turmë me njerëz është ankth i tmerrshëm për çdo prind. Kështu, Departamenti i Policisë në Clovis të Kalifornisë ka ndarë një tip gjenial me prindërit për ta mbajtur të sigurt fëmijën në raste të tilla.

Mjafton ta shkruani numrin tuaj të telefonit në kyçin e dorës të fëmijës dhe, në rast se fëmija humbet në turmë, dikush do t’iu thërret në telefon. Me këtë prindërit do të jenë më pak të brengosur, ndërsa fëmijët do të ndihen më të lumtur për “tatuazhin” e tyre të parë.

Vozitja e veturës së mirë – magnet për policët

Nuk është se policët kanë diçka kundër veturave të mira. Por policët janë kureshtarë për veturën, si duket brenda, dhe kush është duke e vozitur. Prandaj, nëse jeni duke vozitur një veturë luksoze, kijeni parasysh se e keni vëmendjen e plotë të këmbësorëve, vozitësve tjerë dhe policëve!

Nuk mbani mend ku e keni lënë veturën? S’ka fare problem, mjafton ta shikoni këtë video

Nëse nuk e mbani mend saktësisht ku e keni lënë veturën dhe çelësi i veturës nuk ju ndihmon, atëherë është koha ta shfrytëzoni fuqinë e trupit. Vetëm vendoseni çelësin nën mjekër dhe prekeni butonin për hapjen  e dyerve në çelës!

Si të shmangni gjobitjen

E kujt i pëlqejnë gjobat? Për këtë, policët e kanë një këshillë të zakonshme: mos u silluni si vagabond! Nëse jeni të sjellshëm me policin qysh nga sekondat e para kur ju ka ndaluar, shanset janë të mëdha se vetëm do të merrni vërejtje dhe jo gjobë.

Të gjithë jemi njerëz dhe kemi ndjenja, prandaj sjellja e gabuar vetëm sa e nxitë policin t’ju dënojë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

A e dini se...
Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

A e dini se...
Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Lule
Kalo në kategori