LAJMI I FUNDIT:

Titani(ku), 14 vjet para fundosjes!

Pikërisht më 15 prill të vitit 1912, njëzetë minuta para mesnate, ndodhi katastrofa e anijes më të madhe dhe më të përsosur në botë “Titanik”, e cila, në udhëtimin e saj të parë nga Anglia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndeshur me një copë të madhe të akullit, fundoset në ujërat e ftohta të Atlantikut.

Nga gjithsej 2.224 udhëtarë dhe anëtarë tjerë të ekuipazhit, sa ishin të vendosur në anije, arrijnë të shpëtojnë vetëm 710 persona. Kjo ngjarje e tmerrshme ka mbetur e regjistruar në analet e detarisë botërore, si një tragjedi më e madhe, e cila në vete gërsheton fatin tragjik të pashmangshëm nga njëra anë, dhe vetëbesimin e tepruar në pamundësinë e fundosjes së saj.

Që nga ndodhja e saj, e gjer më ditët e sodit, për këtë tragjedi të madhe është shkruar mjaft dhe janë dhënë vlerësime nga më të ndryshmet. Me të janë marrë shumë shkenca dhe shkencëtarë, parapasikologë, hulumtues individualë seriozë dhe joseriozë, sharlatanë, si dhe mjaftë ithtarë të kurioziteteve të jorastësisë.


Nga ana tjetër e këndvështrimit të këtij realiteti, pak kush prej nesh e dinë se saktësisht 14 vite më parë nga kjo tragjedi, shkrimtari anglez Morgan Robertson e kishte botuar romanin e tij jo aq të vërejtur në atë kohë, të titulluar “Futility, or the Wreck of the Titan”, fabula letrare e së cilës ishte fundosja e anijes më të madhe transoqeanike në botë. Anijen kolosale të trilluar nga romani, shkrimtari e ka quajtur “Titan” , e cila, e mbushur përplot udhëtarë të pasur dhe tejet të lumtur, në një mbrëmje të ftohtë të prilli, gjatë udhëtimit të parë nëpër oqean të hapur, ndeshet me një copë të madhe të akullit dhe fundoset.

Çuditërisht, përputhshmëria me ngjarjen e vërtet pas 14 vitesh është aq identike saqë që të konsiderohet edhe e pabesueshme?!

Ja dëshmitë kooperative që flasin vetë për veten:

– Në këtë krahasim, në mes të tregimit në roman dhe realitetit të tragjedisë Titani, emërtimi “Titanik” është plotësisht e njëjtë me “Titan”, sepse është shtuar prapashtesa “IK”, pasi që të gjitha anijet e kompanisë “White Star Line” kanë pasur emërtime me këtë prapashtesë në fund;

– Katastrofa e vërtetë “Titanik” ka ndodhur më 14 prill, 14 vite pas publikimit të romanit të Robertsonit;

– Sendet si dhe vetë anija e madhe e trilluar me avull, e përshkruar në roman, plotësisht i ngjajnë aseteve të “Titanikut” të famshëm, e cila, me të vërtetë fundoset pas 14 viteve;

– Përshkrimi i ngjarjeve dhe përjetimi i udhëtarëve në këtë roman është aq identik, saqë përfitohet përshtypja se e njëjta është shkruar pas vitit 1912, e jo 14 vite më parë, para se të ndodhte tragjedia.

Robertsoni , në romanin e vetë, e ka paramenduar këtë anije kolosale si arritjen më të madhe të teknologjisë botërore të anijeve, në fillim të shekullit XX-të, e cila ishte dedikuar për udhëtime tejoqeanike. E përshkruante si anije më të madhe, më të përsosur, më të bukur, më luksoze, më të shpejtë dhe më të sigurt në botë. Praktikisht, e pamundur të fundoset?!

Pikërisht, mu kështu është konsideruar edhe “Titaniku” real, gjersa ka qenë në ndërtim e sipër. Në opinion ajo është prezantuar si krenaria më e madhe në ndërtimin e anijeve.

Anija kishte 46 mijë tonelata të regjistruara bruto. Dhe, mundësia për bartjen e mallit ishte me një peshë prej 66 tonelatave. Ishte i gjatë 268,99 metra, i gjerë 28,19 metra, kurse i lartë – nga bazamenti e gjer në fund të oxhakut – 53,34 metra. Ka qenë e pajisur me 16 kabina hermetike në raste eventuale të ndonjë katastrofe, si dhe dispononte me shumë pajisje tjera të përsosura teknike që e kanë ngritur lartë nivelin e sigurisë së kësaj anije.

Konstruktimi i kësaj anije ishte plotësisht i njëjtë si ania me avull luksoze e trilluar në romanin e Riobertsonit, e cila, realizonte një shpejtësi prej 25 mile nautike në orë; mund të pranonte 3000 udhëtarë, si dhe sasinë e madhe të mallit për transport. Vërtet, në roman anija është përshkruar diç më e shkurtë, me gjatësi prej 244 metra, dhe se mund të bartte dhe të transportonte mall në peshë prej 70 mijë tonelatave.

Më së shumti në roman befason përputhshmëria e përshkrimit të luksit në sallonet e anijes dhe komoditeti i lartë i kabinave për udhëtim. Gjatë udhëtimit të gjatë, aty tregohen takimet, njohurit e reja, romanca e dashurisë, dramat dhe komeditë e vogla njerëzore, të cila më vonë do të shndërrohen në tragjedi të madhe të familjeve të tëra. Po ashtu, plotësisht njëjtë është përshkruar siguria dhe besimi për mos fundosje, edhe pse dihej se ajo veç kishte filluar. Kur, më në fund të gjithë do të binden se katastrofa e fundosjes është e paevitueshme, atëherë fillon lufta e vërtet për gjetjen e vendit në barkat e vogla të shpëtimit. Siç e përshkruante Robertsoni në roman, barka nuk kishte mjaft, sepse askush as që kishte besuar dhe planifikuar se një gjë e tillë mund t’i ndodhte pikërisht kësaj anije kolosale.

Është interesant në roman përshkrimi i gjendjes së udhëtarëve të pasur të anijes së madhe, të cilët nuk kanë mundur t’i sigurojnë vendet në barkat shpëtimtare gjatë fundosjes; se si vërejnë se pasuria e tyre nuk paraqet asgjë në këto momente të fundit pa shpresë.

Si të shpjegohet kjo përputhshmëri e përsosur? Si koincidencë e rastit?!

Ka shumë ngjashmëri të sakta, të cilat nuk shkojnë në favor të tezës shkencore se çdo gjë ka qenë koincidencë e rastit. Vet Morgan Robertsoni ka deklaruar se këtë roman e ka shkruar sipas inspirimit të vet momental, prandaj dihet mirë se të gjitha veprat letrare që nuk mbështeten në ngjarjet e vërteta konsiderohen si pjellë e fantazisë së vetë autorit. Por, përputhshmëria e përsosur në këtë rast na shtyn të mendojmë paksa më ndryshe:

Robertsoni, në deklaratat e veta shpesh ka theksuar se emrin anijes ia ka dhënë duke aluduar në madhësinë, pra diçka kolosale. Ka mundësi e kundërta: mu ky të jetë si asociim që pas 14 viteve, anijes kolosale reale, për shkak të madhësisë që kishte, t’i jepet emri “Titanik”.

A ka këtu diçka mbinatyrore e cila përmes parathënies në formë të inspirimit artistik ju paraqitet Robertsonit duke e sfiduar që ta shkruaj këtë vepër? A ishte kjo një paralajmërim apo…?

Këto dhe shumë pyetje tjera, me sa duket, do të mbeten pa përgjigje edhe një kohë të gjatë…

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori