LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, zjarr në Pezë

Tiranë, zjarr në Pezë

Një zjarr i fuqishëm ra paraditen e së premtes në një sipërfaqe me shkurre në Pezë, në Tiranë.

Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar edhe një lokal dhe disa shtëpi përreth.

Në vendin e ngjarjes shkuan dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve të zjarrit që janë përhapur në përmasa të mëdha. /Telegrafi/