LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, zjarr në një fabrikë në Vaqarr

Tiranë, zjarr në një fabrikë në Vaqarr

Një fabrikë u përfshi nga flakët mëngjesin e së mërkurës, në Vaqarr të Tiranës.

Mësohet se fabrika me vajra makinash ka marrë zjarr në rrethana ende të paqarta.

Zjarrëfikëset shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Mësohet se nga zjarri u shkaktuan vetëm dëme materiale.


Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit. /Telegrafi/