LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, zbulohet rrjeti i trafikut klandestin

Tiranë, zbulohet rrjeti i trafikut klandestin

Policia e Tiranës arrestoi 2 persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut klandestin.

Burime nga policia thanë se “është arrestuar sekretari i federatës së Ping Pongut Arben Sorra, biznesmeni nga Shkodra Çlirim Sukaj dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjera, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi.”

“4 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin i paraqesnin klandestinët para autoriteteve kufitare si sportistë ndërsa në këmbim u merrnin nga 5-6 mijë euro secilit”, theksoi policia.

Ndërkohë policia po punon për zbulimin e plotë të rrjetit, dhe kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. /Telegrafi/