LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, në pranga falsifikuesit e dokumenteve

Tiranë, në pranga falsifikuesit e dokumenteve

Një operacion katër mujor i policisë së kryeqytetit, në bashkpunim me specialistë të seksionit kundër krimit Ekonomik dhe Financiar, i koduar “Dokumenti”, përfundoi me sukses me arrestimin e dy shtetasve, banues në Tiranë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Skënder Priska, 56 vjeç dhe Artan Gjoni, 43 vjeç të cilët u arrestuan në flagrancë në ambientet e një lokali, në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë, me akuzën e falsifikimit të dokumentave të ndryshme zyrtare.

Këta dy shtetas falsifikonin dokumente zyrtare, kryesisht certifikata, leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombtare, dokumenta të huaja automjetesh etj.

Bashkë me dy të akuzuarit, policia shoqëroi në komisariat dhe një të tretë, Blendi Kotorrin, 32 vjeç, banues në Shkozë, i cili nën efektin e alkoolit kishte sulmuar efektivat e uniformave blu në mbrojtje të akuzuarve./Telegrafi/