LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, ndalohen 43 iranianë në aeroport, ishin pa viza

Tiranë, ndalohen 43 iranianë në aeroport, ishin pa viza

43 shtetas iranianë janë ndaluar sot në Aeroportin Ndërkombëtar Rinasit në Tiranë. Policia e Rinasit bën me dije se gjatë kontrollit të shtetasve iranianë u vu re se ato nuk dispononin viza.

Sipas policisë kjo është edhe arsyeja pse shtetasit iranianë janë kthyer mbrapsht në shtetin e tyre.

Drejtori i Aviacionit Civil Ervin Mazniku ka paralajmëruar një mbledhje urgjente të institucionit që ai drejton në orën 18:00 të pasdites për të diskutuar rastin e 43 shtetasve iranianë dhe arsyeve pse ato udhëtonin në Shqipëri pa viza.

Në datat 14-16 tetor në Shqipëri mbahet kampionati botëror i mundjes për veteranët, ndërkohë mësohet se 43 iranianët do merrnin pjesë në këtë event sportiv dhe kjo është arsyeja pse ato kanë ardhur në vendin tonë.


Shtetasit iranianë mësohet të kenë ndjekur linjën ajrore Teheran-Stamboll-Tiranë, ndërkohë kompania e cila ka mundësuar udhëtimin e tyre është Turkish-Airlines. /Telegrafi/