LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, kapen 6 kg heroinë, arrestohen 4 persona

Tiranë, kapen 6 kg heroinë, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës arrestoi 4 persona, në kuadër të një operacioni anti-drogë pasi iu sekuestroi 6 kg heroinë.

Mësohet se sasia e drogës është kapur në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Pritet që policia e Tiranës të japë më shumë të dhëna dhe detaje për operacionin si dhe për identitetin e personave të arrestuar. /Telegrafi/