Sektori i Antidrogës i Policisë së Tiranës arrestoi të enjten, në dy operacione të ndara, 12 persona të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në operacionin e koduar “Eskorta”, janë sekuestruar në afërsi të Aeroportit të Rinasit 150 kg marijuanë dhe janë arrestuar gjashtë persona dhe sekuestruar tre automjete, ku ishte fshehur lënda narkotike.
“Në sajë të një hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarjeje me shumicë dhe tregtimi në kryeqytet. Lëndë e cila dyshohej se kultivohej në qytetin e Krujës, me qëllim tregtimin e saj në Tiranë. Mësohet se shtetasit kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjeteve të policisë ku këto të fundit me synim ndaljen e automjeteve kanë qëlluar në drejtim të gomave duke plagosur kështu në pjesën e këmbës shtetasin Olgert Musta, i cili aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashë rrezikut për jetën”, theksoi zëdhënësja e Policisë së Tiranë, Alma Katragjini.
Ndërkohë, gjashtë të tjerë u arrestuan mbrëmë rreth orës 23:45, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë pranë disko “Venu”, në një banesë private, ku u sekuestrua lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjatë natës, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, bën të mundur kapjen në qytetin e Pukës të shtetasit Ervin Meta 24-vjec i shpallur në kërkim dhe dënuar me 15 vjet burgim për vrasje me dashje.
Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, dyshohet se me datë 10 qershor të vitit 2009, pas një konflikti për motive të dobta, kanë goditur me armë të ftohtë thikë, jashtë ambjenteve të lokalit “X club” në rrugën e Durrësit në Tiranë, shtetasin Jetmir Ferhati, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Operacioni i koduar ‘Bobinat’ i Komisariatit numër 6, ka venë në pranga 4 persona. Këta shtetas me precedentë të mëparshëm penal u arrestuan në flagrancë në zonën e Unazës së Re, pasi kishin vjedhur 5 bobina bakri transformatorësh të energjisë elektrike. Komisariati nr. 6 ka dokumentuar për këta shtetas dhe materialet për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në zonën e Kombinati gjatë muajve të fundit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet