LAJMI I FUNDIT:

Tirana zgjohet e “përgjumur” pas festave të Vitit të Ri

Tirana zgjohet e “përgjumur” pas festave të Vitit të Ri

Me urimin tradicional “Nga mot Gëzuar” shqiptarët kanë pritur Vitin e Ri 2011. Urimi është shoqëruar me buzëqeshje, përshëndetje dhe dollitë e ngritura për shëndetin e miqve, të të dashurve dhe familjarëve.

Kur akrepat e orët kanë shënuar 00.00 fishekzjarrët i kanë dhënë ngjyrën e vërtetë gjallërisë së minutave të ndërrimit të viteve, lajmëroi Balkanweb.

Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë preferuar ta kalojnë në tryezën familjare këtë festë, por edhe ambientet luksoze në kryeqytet, lokalet dhe restorantet që kanë ofruar muzikë live, dhe ku kanë kënduar artistët më të njohur të momentit kanë qenë të mbushura plot.

Familjarë që kanë qëndruar në shtëpitë e tyre kanë qenë nën shoqërinë e ekranit të vogël, i cili ndonëse alternativ dhe i shpërndarë në disa stacione televizive private ishte munduar t’i argëtonte shqiptaret. Më pas orët e para te Vitit te Ri, kanë rinxjerrë në rrugë mijëra njerëz të kryeqytetit. Qytetarët kanë nisur telefonatat dhe mesazhet me urimet më të bukura për të afërmit, miqtë e tyre.


Në këtë feste popullore, më e populluar ka qenë zona e Bllokut , një nga më të preferuarat e rinisë së kryeqytetit, ku lokalet e kësaj zone kanë qenë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.

Në ndryshim nga çdo vit, sheshi “Skenderbej” ne Tiranë, arena tradicionale e festimit të ndërrimit të viteve ka qenë këtë herë më shumë se i braktisur për shkak të punimeve që bashkia e kryeqytetit ka nisur prej disa muajsh atje. Festimet janë zhvendosur në sheshin “Nënë Tereza|, ku dhe është vendosur pema e Vitit të Ri.

Ndërsa në orët e para të së shtunës së parë për vitin 2011, kryeqyteti është zgjuar me përkundjen e “gjumit” të hedhur tutje në natën më spektakolare të vitit.

Shumica e aktiviteteve private u kanë vënë kyçin dyerve të tyre dhe qepenat e dyqaneve thuajse kanë qenë të gjithë të mbyllur. Në rrugë qarkullojnë më pak makina se sa në ditët e fund-vitit, ndërkohë që nuk i kanë munguar kryeqytetit në këtë një janar, shitësit ambulantë, apo dhe familjarët që kanë filluar vizitat e para të vitit 2011, tek miqtë dhe të afërmit me urimet tradicionale të Vitit të Ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës

Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës

Lajme
Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori