LAJMI I FUNDIT:

Tifozi më i veçantë i futbollit kosovar

Tifozi më i veçantë i futbollit kosovar

Është me nevoja të veçanta, por kjo s’i mungon t’i ndjekë skuadrat e zemrës. I përkrahë ato qoftë në Mitrovicë e qoftë jashtë qytetit. Ka shkuar gjithkund me to, pothuajse në çdo cep të Kosovës që nga periudha e pasluftës. Ky është Sabri Qabra, tifozi special e klubeve nga qyteti verior.

Ai është tifoz i flaktë i Trepçës e Trepçës ’89 në futboll dhe Trepçës në basketboll, të cilat nuk i përkrah vetëm kur luajnë në Mitrovicë. “Unë i ndjek ndeshjet e Trepçës dhe Trepçës ’89 në futboll si dhe Trepçën në basketboll që nga paslufta. Jam pothuajse i rregullt në ndeshjet që luhen në Mitrovicë, madje kam udhëtuar disa herë edhe jashtë qytetit për të parë klubin tim të zemrës”, deklaroi ai për gazetën Arena.

Ani pse i ndjek dy klube futbolli, sporti që është më shumë ‘prezent’ në zemrën e tij është basketbolli. “Më pëlqen më shumë basketbolli, pasi që kam edhe një licencë për këtë sport. Edhe pse Trepça që një kohë nuk i luan ndeshjet si vendës në Mitrovicë, unë kam udhëtuar për ta parë klubin e zemrës edhe jashtë qytetit”, vazhdoi Qabra, duke përmendur tutje ‘shtëpinë’ e tij, e cila i mungon shumë. "Duhet të them që më mungon tej mase palestra sportive e qytetit, ‘Minatori’. Ajo është si shtëpi për mua”, tha Sabriu.

Momenti më emocionues


Sikur çdo tifozë tjetër, edhe ai ka në mendje disa kujtime, ndër të cilat kujton më emocionuesin. Qabra e përjetoi atë në duelin e basketbollit që u zhvillua në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, pak vjet pas luftës.
“Ndër momentet që do të mbeten gjatë në kujtesën time është padyshim ndeshja që u zhvillua dy-tri vjet pas luftës ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës në kryeqytet. Unë isha me disa tifozë tjerë mitrovicas dhe kur hymë në palestër, basketbollistët tanë na erdhën pranë për të na përshëndetur. Ishte moment emocionues dhe s’do ta harroj kurrë”, kujton ai.

Gëzimi më i madh

Sabriu ka shijuar disa trofe në periudhën e pasluftës, përfshirë këtu tituj kampioni e kupa në futboll e basketboll. Megjithatë, ajo që e ka gëzuar më së shumti ka qenë titulli i Trepçës në basketboll, në vitin 2011.
“Gjithsesi, ndër gëzimet më të mëdha që më kanë ofruar klubet e mia janë titulli kampion i futbollit në 2010-ën dhe titulli i basketbollit në 2011-ën. Bile, për këtë të fundit jam gëzuar edhe më shumë. Festa në qytet gjatë natës ishte e mrekullueshme”, kujton Qabra.
Ani pse dy klubet e futbollit, Trepça e Trepça ’89 nuk janë treguar shumë të suksesshme pasluftës, duke ia sjellë qytetit vetëm një titull kampion, Sabriu mendon që ato duhet të vazhdojnë të funksionojnë ndaras. “Nuk mund t’i dalloj Trepçën dhe Trepçën ’89. Që të dyja i kanë historitë e veta dhe nuk mendoj që do të ishte opsion i mirë po t’i bashkonim për të krijuar një klub të vetëm”, tha Qabra. Të kujtojmë që dy skuadrat mitrovicase pas stinorit vjeshtor në Superligën e futbollit kosovar janë në pjesën e poshtme të tabelës: Trepça ’89 në vendin e tetë dhe Trepça në të nëntin.

Probleme në Prishtinë e Pejë

Ani pse në Mitrovicë nuk e ka problem që të futet në stadium e palestër, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për qytetet tjera, për shembull Prishtinën e Pejën. “Në stadiumin dhe palestrën e qytetit në Mitrovicë nuk e kam aspak problem që të hyjë, por probleme nga më të ndryshmet kam hasur në Prishtinë e Pejë”, u shpreh ai.

I pengon dhuna

Ishte i pranishëm në një ndeshje basketbollistike të Trepçës jashtë Mitrovicës këtë edicion, por i ka penguar shumë dhuna ndërmjet tifozëve.
“Ndeshjet si vendës Trepça nuk po i zhvillon në Mitrovicë për shkak të renovimit të palestrës. E kam parë një ndeshje jashtë qytetit, por më ka penguar shumë dhuna ndërmjet tifozëve. Gjëra të tilla nuk janë të mira për sportin kosovar”, përfundoi ai. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori