LAJMI I FUNDIT:

Tifozët kuqezi festojnë 10-vjetorin

Tifozët kuqezi festojnë 10-vjetorin

Si kurrë më parë “Sheshi 21” mbrëmë ishte shumë i zhurmshëm dhe si asnjëherë më parë ishte i stolisur me ngjyrat kuqezi. Nuk mund të ishte ndryshe, pasi aty mbrëmë tifozët kuqezi kremtuan 10-vjetorin e themelimit. Manifestimi nisi me himnin kombëtar kënduar nga Hysni Klinaku, e më pas me brohoritjet “Shqipëri Etnike” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Përveç tifozëve aty kishte edhe shumë mysafirë të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare. “Para 10 vjetëve askush nuk kishte dëgjuar për tifozët kuqezi. Mirëpo tani të gjithë e dinë se kush jemi ne dhe kjo rrugë nisi nga viti 2003”, tha njëri nga themeluesit e këtij grupi, Burim Hana, i cili me këtë rast falënderoi ata që e kanë ndihmuar atëherë kur ishte më së vështiri. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Bujar Kasmi, i cili tha:

“Prezenca ime këtu është një emocion i veçantë. Kjo shoqatë ka bërë punë të madhe, duke ndihmuar të gjitha grupmoshat e Shqipërisë, andaj bashkëpunimi i FSHF me këtë shoqatë është prioritet për ne”. I emocionuar ishte edhe portieri i Lazios dhe kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili u përcoll me duartrokitje të gjata. “Uroj për këtë përvjetor. Më parë isha në mesin tuaj, por tani kontributi im është në fushë. Ndihem shumë më mirë kur në ndeshje shoh shumë tifoza kuqezi dhe mund të them se ju keni bashkuar të gjitha trojet shqiptare”, tha Berisha. Nuk kishte se si të mos ftohej edhe ylli i boksit shqiptar, Nuri Seferi. “E pranoj se shumë më lehtë do ta kisha në ring sesa të flas diçka këtu para jush. Ju më jepni motiv që me krenari ta përfaqësoj flamurin kuqezi. Jeni bërthama e vetme që di t’i bashkojë viset shqiptare nga të gjitha anët”, tha Nuri Seferi.

Më pas të pranishmi patën mundësi që ta shikojnë dokumentarin e përgatitur nga gazetarët e “Digitalb”, Shakohoxha e Mema, i cili fliste për tifozët kuqezi e që u ndoq jo rrallë me brohoritje. Në këtë manifestim ishin ftuar edhe futbollistët e përfaqësueses së Shqipërisë, por që shumica prej tyre nuk kishin mundësi të jenë këtu. Mirëpo, këtë rast nuk e kishte lëshuar Andi Lila, i cili pothuajse nuk mund të fliste nga emocionet që kishte. “Nuk mund të mos vija këtu. Jam shumë i emocionuar, por shpesh edhe xheloz në ju pasi tifozët kuqezi gjithnjë janë në formacion dhe janë më të mirët”, u shpreh Lila.


Në manifestimin e mbrëmshëm të përvjetorit të 10-të të tifozëve kuqezi ishte i pranishëm edhe trajneri i përfaqësuese se femrave të Shqipërisë, Altin Rrakli. “Ndihma e tifozëve kuqezi ishte e madhe çdo ndeshje, ata janë të veçantë. Më kujtohet ndeshja me Belgjikën, kur prania e tyre dhe përkrahja e zhurmshme bëri që vajzat të ndihen më lirshëm dhe t’u ngrihet morali”, tha Rrakli. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori