T’i jepet fund politikës së përkëdheljes ndaj Serbisë!
Më 22 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vërtetoi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, shpallur në shkurt 2008. Para vendimit të GjND-së, Serbia loboi fuqishëm për të bindur shtete në mbarë botën që të refuzonin njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke pretenduar se ishte kundër të drejtës ndërkombëtare. Tani që Gjykata ka marrë vendim dhe është mënjanuar baza e paqartësive, Beogradi po fillon të kuptojë se ekzistenca e Kosovës si shtet sovran është e pakundërshtueshme dhe njohjet e reja të statusit mund të hapin rrugën për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, në vend që të respektojë vendimin e GjND-së – vendim që e kërkoi vetë – Beogradi i është kthyer provokimeve të dhunës në pjesën veriore të Kosovës, hapësirës që e ka kontrolluar dhe manipuluar financiarisht dhe politikisht që prej se Kosova u vendos nën protektorat të OKB-së në verën e vitit 1999. Pas disfatës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Beogradi tani dëshiron të rihapë bisedimet me Prishtinën në përpjekje për të aneksuar veriun – ashtu siç qe në gjendje të marrë “Republikën Serbe” nga Bosnje-Hercegovina në Marrëveshjen e Dejtonit më 1995. Bashkësia ndërkombëtare në të vërtetë shpërbleu Beogradin për gjenocid kur krijoi një entitet politik, që nuk ekzistonte më parë, të quajtur “Republika Srpska”.
Duke iu druajtur kokëfortësisë në rritje të Serbisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të shtyjnë udhëheqjen politike të Kosovës drejt tavolinës së bisedimeve, siç pandehin, për t’u marrë me “çështje teknike” dhe sipas fjalëve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) për të “zgjidhur dallimet” dhe për të “zhbllokuar rrugën drejt integrimit më të gjerë evropian” (26 gusht, “Kosovo and Serbia after the ICJ Opinion”). Në të vërtetë, bashkësisë ndërkombëtare i janë shterur idetë për të siguruar bashkëpunimin e Beogradit dhe po i bën trysni shqiptarëve që t’i bëjnë Serbisë lëshime të mëtutjeshme. Fakti se “veriu nuk ka qenë nën autoritet të efektshëm të Prishtinës për dy dekada” dhe se “popullata e serbëve nëpër fshatra nuk pranon të integrohet në Kosovë” po paraqitet si arsyeja kryesore për bisedime të reja. Megjithatë, i njëjti raport i GNK-së nuk shpjegon shkakun burimor të problemit. Që nga përfundimi i luftës, bashkësia ndërkombëtare ka mundësuar de facto ndarjen të Mitrovicës dhe nuk ia ka dalë të ndalojë strukturat paralele në veri, të financuara nga Beogradi. Ndërsa ndërkombëtarët mbështetën zbatimin e “planit të Ahtisaarit”, i cili për vetëm dy vjet i bëri të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë shumetnike, duke integruar serbët e Kosovës në degët ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, askush nuk e provoi apo testoi ndonjëherë planin e Ahtisaarit në veri, duke lejuar Serbinë të konsolidojë kontrollin atje.
Bisedime të reja pa njohjen e Kosovës do të miratonin qëndrimin e Beogradit se tregimi i Kosovës nuk ka mbaruar sepse Serbia thotë ashtu. Më e keqja, me bisedime të reja do të ngrihej pezull përfundimi i statusit të Kosovës dhe funksionaliteti i shtetit të ri, kurse paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm për Kosovën dhe rajonin do të ishin të pakapshme. Politika e marrjes me të mirë, që Perëndimi historikisht ka ndjekur ndaj Serbisë, është problemi parësor dhe raporti i GNK-së e reflekton këtë. Albert Rohan, ish-i dërguar për statusin e Kosovës, pohoi pikërisht këtë kur u tha gazetarëve në Prishtinë më 27 gusht se raporti i GNK-së “përdor të njëjtën gjuhë si rezoluta serbe për Kosovën në Kombet e Bashkuara” – rezoluta që po kërkon bisedime të reja për statusin e Kosovës dhe që fatkeqësisht Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është përgatitur ta shqyrtojë më 9 shtator.
Politika e marrjes me të mirë ndaj Beogradit ka qenë thelbi i qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj konfliktit të Ballkanit që nga koha kur diktatori i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, nisi katër luftëra agresioni në Ballkan, i papenguar deri dhjetë vjet më vonë, kur një fushatë bombardimesh e NATO-s, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, i dha fund marshit të tij për gjenocid në Evropë. Deri atëherë, më shumë se 200 mijë boshnjakë, kroatë dhe 15 mijë shqiptarë të Kosovës kishin humbur jetën, katër milionë njerëz ishin zhvendosur dhe fshatra, qytete, ferma e fabrika ishin kthyer në gërmadha. Kur më shumë se një milion shqiptarë, të cilët ishin dëbuar prej Kosovës nga trupat e Millosheviqit, shumë prej tyre të ngarkuar nëpër trena internimi, u kthyen në shtëpi në fund të luftës në qershor 1999, Perëndimi është dashur të njohë pavarësinë e Kosovës, të informojë Beogradin se ka humbur legjitimitetin për të qeverisur Kosovën dhe të ndihmonte Serbinë drejt demokratizimit. Në vend të kësaj, Serbia asnjëherë nuk u detyrua, siç është dashur të detyrohej si Gjermania më 1945, të përballet me të kaluarën gjenocidore dhe ta transformojë atë. Sistemi i korruptuar dhe ksenofob, që Millosheviqi krijoi në Serbi, nuk është shpërbërë akoma – çfarë çon jo vetëm në dëm të shqiptarëve, por edhe në dëm të serbëve.
Beogradi vazhdimisht është shpërblyer për papajtueshmërinë e treguar dhe për këtë arsye Presidenti serb Boris Tadiq ka bërë këdo të mendojë se qeveria serbe mund të kapërcejë me sukses vendimin e muajit të kaluar të GjND-së dhe të kalojë në një fazë të re diplomatike – një në të cilën Beogradi bëhet aktor rajonal në kërkim të më shumë karotave nga një Bashkim Evropian i përçarë dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha, kjo sjell tek aneksimi i komunave veriore të Kosovës, nga Mitrovica e tutje, ku Serbia vazhdon betejën për territore, që e ka zhvilluar në Ballkan për njëzet vjetët e fundit. E tillë ka qenë gjithmonë lëvizja përfundimtare e Serbisë – jo rikthimi i krejt Kosovës, por në vend të kësaj gllabërimi i territoreve, që do të zbuste në dukje problemin moral të Serbisë se ajo nuk beson që kombet mund të jetojnë krahas saj, por vetëm nën pushtetin e saj.
Njëzet vjet dështimi për të mbështetur një zgjidhje paqësore dhe integruese në veri po arrijnë kulmin tani me thirrjet për të këmbyer pjesën veriore, kryesisht serbe, të territorit të Kosovës me pjesët me shumicë shqiptare të Serbisë jugore në Luginën e Preshevës. Por, për sa kohë që Serbia të refuzojë të njohë pavarësinë e Kosovës, ky shkëmbim tokash vetëm do të çonte përpara interesin e Beogradit për të copëtuar Kosovën, për të ushtruar kontroll mbi të dhe për të trasuar rrugën drejt shkëputjes në një fazë të mëvonshme. Kjo nuk do t’ua përmirësonte jetën afro 50 mijë serbëve, që jetojnë në veri dhe, si për ironi, sipas planit të Ahtisaarit do të kishin përfituar lidhje edhe me Prishtinën edhe me Beogradin. Dhe as nuk do të shtynte Beogradin që të vendosë marrëdhënie konstruktive dypalëshe me Kosovën. Në të kundërtën, një ujdi e tillë do të fuqizonte pohimin e Beogradit për shkëputjen e veriut, duke lënë Kosovën në harresë si shtet të dështuar e të varur nga ndihmat dhe me prani ndërkombëtare për shumë vjet. Në vend se të dëgjojë qejfet e Beogradit duke përkrahur këmbimin e territoreve dhe popullatës – posaçërisht kur Brukseli po predikon bashkekzistencën mes grupeve etnike në cilindo vend tjetër në Evropë – Perëndimi duhet të nxitë bashkekzistencën reciproke dhe të drejtat e njeriut në mbarë rajonin, në pritje të ditës kur të hiqen të gjithë kufijtë dhe vizat në Ballkan.
Por kjo nuk do të ndodhë derisa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të mos përballen me bashkëfajësinë e tyre në luftërat ballkanike të shekullit XX dhe pasojat e tyre. Realpolitika, parimi udhëzues i politikës së jashtme perëndimore për dy dekadat e fundit në Evropën Juglindore, ka dështuar mjerisht sepse ishte i shkëputur nga të drejtat e njeriut. Ai bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të ngurronin dhe të rrinin duarkryq të shumtën e kohës gjatë kasaphanës më të madhe në zemër të Evropës që prej Luftës së Dytë Botërore dhe si rrjedhojë bëri që Perëndimi të pranonte barazi të rrejshme mes dorasëve dhe viktimave për shkak të besimit të pabazë se të gjitha zgjidhjet e problemeve të Ballkanit Perëndimor mund të gjenden në Beograd. Përparimi është i mundshëm kur të drejtat e njeriut dhe antiracizmi të jenë thelbi i përfshirjes ndërkombëtare në Kosovë dhe jo shpërblimi i sjelljes së dhunshme për shkak se nuk kemi durim dhe vullnet për t’iu kundërvënë asaj.
Në vend se të kënaqë oreksin ekspansionist të Serbisë, duke kryer shkëmbime të trojeve ose popullsisë, Perëndimi duhet të promovojë bashkëjetesën paqësore dhe të drejtat e njeriut anembanë rajonit me shpresën së një ditë kufijtë dhe vizat ndërmjet vendeve të Ballkanit do të hiqen përfundimisht. Perëndimi duhet të ndërmarrë një qasje të shekullit XXI, për të çelur një proces të ri politik në Veri që nuk orkestrohet ose manipulohet nga Beogradi. Rruga përpara dhe e ardhmja e përfshirjes ndërkombëtare në Evropën Juglindore duhet të ketë në thelb të drejtat e njeriut dhe antiracizmin dhe jo shpërblimin e sjelljeve të dhunshme për arsyen e vetme se na mungon durimi dhe vullneti për tu përballur me sjellje të tilla.
(Shirley Cloyes DioGuardi është këshilltare për çështje të Ballkanit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ndërsa Roland Gjoni është ekspert i së drejtës ndërkombëtare që punon në Kosovë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin