LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° lightsleet

Themeluesi i akademisë ‘FutureMinds’ në bashkëpunim me nxënës krijon dronin inovativ – ata tregojnë karakteristikat e tij

Themeluesi i akademisë ‘FutureMinds’ në bashkëpunim me nxënës krijon dronin inovativ – ata tregojnë karakteristikat e tij

Akademia ‘FutureMinds’ e themeluar nga një ekspert i Teknologjisë Informative, Ridvan Aliu, i cili u kthye në Gjilan pas shumë viteve të kaluara në Amerikë, tregon se së fundmi akademia në bashkëpunim me nxënës të moshës shumë të re, kanë krijuar dronin më të sofistikuar.

Aliu dhe bashkëpunëtori i tij, Arsim Shala, për Telegrafin kanë treguar për karakteristikat e dronit.

Themeluesi thotë se deri më tani, akademia ka sjellë disa produkte me potencial të lartë në treg, si Fitoti, që sipas tij, shndërron një ambient në një botë 3D, dhe një program i sofistikuar me inteligjencë artificiale, që është implementuar edhe në dron.


“Droni e ka aftësinë për me mbikëqyrë një pjesë të vendit edhe me i numëru gjërat që janë aty, me i indentifiku sa persona janë, çfarë gjinie, çfarë kanë veshur. Poashtu pronarët e dronit mund të vendosin kondita për sinjale të gjërave të ndryshme që droni mund t’i përceptojë. Droni mund të përdoret edhe si gardian, pra nëse e angazhon ta ruajë një person ai e ruan. Nëse dikush shkon me shpejtësi afër atij personi, ai do të dërgojë një sinjal, e-mail ose tekst. Gjithashtu ka kamerë brenda që i sheh gjërat që janë të mbuluara. Nëse dikush ka ndonjë armë që është në rrezik, ai e identifikon”, ka thënë Aliu.

Aliu tregon edhe idenë se si lindi për të krijuar një mjet të sofistikuar, i cili sipas tij, është i kërkuar edhe nga tregu evropian dhe përtej.

“Ideja për krijimin e dronit pati filluar prej studentëve tanë. Dëshira ishte për të ndërtuar një platformë që e analizon një videostream, si me ndërtu një softwer ku me inteligjencë artificiale kudo që e vendos videon t’i ketë aftësitë e veta. Kështu ka lindur ideja. Kemi pasur algoritme të ndryshme që janë ndërtuar nga studentët me moshë goxha të re. Mbrapa gjithë kësaj është një 16 vjeçar, 12 vjeçar dhe 11 vjeçar”, ka thënë Aliu.

Përveç këtyre, Arsim Shala përmend edhe një produkt të veçantë për njerëzit e verbër, i cili pritet të krijohet.

“Përveç dronit, kemi krijuar edhe produkte të tjera. Njëra prej produkteve që edhe kompanitë Zvicerane janë të interesuara për këtë produkt, është një shkop ku do të instalohet një kamerë dhe syza smart, e cila një të verbëri do t’i ndihmojë gjatë tërë ditës. Ai shkop do t’i tregojë personit të verbër me një earphone, duke filluar prej dritës së gjelbër në semafor, do t’i tregojë se kush është përpara”, ka thënë Shala, derisa tregoi edhe për një produkt tjetër që pritet të lansohet.

“Një produkt tjetër është burimet zinxhirore, ku Sentinel ka aftësi ka kapacitet me i avansu burimet zinxhirore që asnjë program në botë sot nuk e ka. Sentinel ka aftësi që në një depo me  percjell çdo material që largohet ose hynë. Sentinel e ka ngrit akademinë në një korporatë, duke i përmend edhe ekosistemet që po krijohen”, ka thënë tutje ai.

Aliu tregon edhe për fillimet e krijimit të akademisë, e cila kishte filluar vetëm si qendër trajnuese, e më pastaj ka kaluar në një ekosistem me shumë komponente brenda.

“Me kalimin e kohës akademia ka evoluar dhe kemi kaluar në një ekosistem që ka disa komponente brenda. Kur them kemi evoluar. Kjo është bërë së në partneriteti me Arsim Shalën, që na është bashkangjitur në këtë udhëtim”, ka thënë Aliu.

Sipas Aliut, një nga komponentët kyç të këtij ekosistemi është krijimi i një marketplace (treg pune) brenda akademisë.

“Një prej tyre është edhe marketplace, ku studentët tanë gjejnë punë brenda në të. Këto punë janë zakonisht jashtë vendit, sidomos në Amerikë, por kemi projekte edhe nga Zvicra dhe Gjermania”, shpjegon Aliu.

Për më tepër, Aliu tregon se akademia ka krijuar një fond investitorësh për të mbështetur kompanitë e krijuara nga vetë studentët.

“Një komponent tjetër që së bashku me Arsimin e kemi parashtruar, është se i kemi mbledhur një grup të investitorëve ku me ato fonde i stimulojmë kompanitë që studentët krijojnë brenda në akademi,” thotë ai.

Ndërsa, Arsim Shala, i cili është kthyer në Kosovë pas 23 vitesh punë në Kombet e Bashkuara, e përshkruan eksperiencën e tij si një kthim me një qëllim të qartë.

“U ktheva me një qëllim që ta hap një platformë dhe e gjeta një person që më ndihmon në këtë aspekt. E gjeta profesorin Ridvan, me të cilin diskutuam për ta ndërtuar atë platformë dhe gjithashtu diskutuam për potencialin që ka rinia gjilanase dhe kështu arritëm një bashkëpunim brenda një ore,” tregon Shala.

Shala thekson se akademia nuk do të ndalet vetëm te krijimi i produkteve teknologjike, por po përpiqet të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe për të ndihmuar zhvillimin e tyre në Kosovë.

“Është mirë rininë e Gjilanit, mos me lënë në TikTok, mos me lënë rrugëve, nëpër kafeteri. Sot shumë pak fëmijë shkojnë nëpër librari të qytetit për me lexu një libër fizik dhe kjo bota e IT-së po e merr fokusin”, ka thënë ai, duke theksuar se ai së bashku me themeluesin kanë vendosur që hapësirën e akademisë ta lëshojnë disa orë falas në shfrytëzim nga të rinjtë e Gjilanit.

“Duke e parë potencialin e rinisë gjilanase vendosëm t’u bëjmë thirrje atyre që të vijnë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë. Kështu lindi ideja e tij për me lëshu hapësirën falas së paku 2-3 orë, për ta bërë një atraksion, me thirr artista të ndryshëm … Dhe, kështu duhet t’i tregojmë gjithsecilit se ku po shkon bota. E pse jo edhe të krijojmë bashkëpunim dhe lidhje me njëri-tjetrin duke biseduar edhe me ekspertë që janë në akademi” shton Shala. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot

A e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot

A e dini se...
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

Boks
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s

Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s

Ligat tjera
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Magazina
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori